U mbajt Tryezë mbi rolin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë

Sot në zyret e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë u mbaj takimi me temën: “Rëndësia e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë”, takim në të cilin panelist ishte Kryeshefi Ekzekutiv i AUV-së, Dr Valdet Gjinovci.

Në fjalimin që mbajti para operatorëve të bizneseve, anëtarëve të kësaj ode, Dr. Gjinovci shprehu gatishmërinë e mbështetjes së vazhdueshme për bizneset në lehtësira administrative burokratike, lehtësira këto të cilat nga viti në vit janë duke u shijuar nga të gjithë. “Do të jemi të drejtë karshi të gjithave, bashkëpunues deri kur nuk shkelen ligjet dhe nuk cenohet kontrolli i mirëfilltë.

Bashkërisht do të avancojmë duke ngritur kapacitete për të ofruar prodhime e tregtime të produkteve ushqimore sa më të mirë, ndërsa ne duke avancuar në legjislacion dhe procedura të kontrollit. Synimet do t’i kemi të përbashkëta për qytetaret tonë si konsumatorë të ofrojmë dhe sigurojmë produkte sa më cilësore dhe të shëndetshme”, vazhdoi për më tutje z. Gjinovci.

Shumica nga përfaqësuesit e bizneseve përshëndeten angazhimin e AUV-së, drejtë lehtësirave procedura për të gjitha hallkat e kontrollit. Ata ishin të kënaqur me avancimet që janë bërë dhe si kërkesë ishte që të vazhdohet edhe më tutje.

Disa përfaqësues të operatorëve të bizneseve ushqimore pyeten lidhur me çështje të ndryshme që kanë lidhje me bizneset e tyre, për të cilat morën përgjigje direkt nga Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.