Takimi i 5 i shtabit të krizës për luftimin e sëmundjes MAD

Sot në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë u mbajt takimi i 5 i Shtabit të Krizës për luftimin e sëmundjes Murtaja Afrikane e Derrit. Fillimisht Drejtori Ekzekutiv z. Bekim Hoxha i njoftoj të pranishmit lidhur me situatën aktuale. Ai njoftojë se: Të dhënat qe kemi nga tereni na tregojnë se jemi duke e menaxhuar me sukses situatën me sëmundjen MAD. Deri me tani e kemi të izoluar prezencën vetëm në një komunë dhe ka rënie të rasteve në vazhdimësi. Po ashtu janë aktiv të gjithë ne teren edhe në këto momente qe të veprojnë kudo qe e kërkon nevoja. Dua të falënderojë të gjithë pa përjashtim. Kemi bërë një punë të madhe për vendin për shëndetin e kafshëve dhe shëndetin publik.

U shtrua në diskutim edhe kërkesa e gjuetarëve për lejim të kontrolluar të hapjes se sezonës se gjuetisë, për të cilën çështje u paraqiten opinionet e anëtarëve të shtabit të krizës. U përmend se Kosova është pjesë e organizimit ballkanik për hartim të një strategjie të përbashkët për luftimin e sëmundjes MAD, e cila brenda vetes do të përfshijë edhe rekomandime për këtë çështje. U paraqiten opinionet e deritanishme të organizatave ndërkombëtare dhe vendeve tjera të cilat nuk e ndalojnë gjuetinë si aktivitet të kontrolluar. U kërkua qe paraprakisht të caktohen zonat e gjuetisë, të merret historiku mbi situatën e rasteve të paraqitura për secilën zonë. Të merret zotimi nga shoqatat për respektim të masave të biosigurisë gjatë gjuetisë dhe pasi të shqyrtohen të gjitha të dhënat SHK të dal me një rekomandim.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë suksesshëm është duke menaxhuar situatën bashkë me të gjithë partneret. Edhe pse sëmundja ka një përhapje të shpejte është arritur me sukses të mbahet sëmundja e izoluar. Puna është duke vazhduar deri në shpalljen e vendit të lirë nga prezenca e sëmundjes. Shpallje e cila kërkon të kaloja afati kohorë nga rasti i fundit i paraqitur.