Sot, Ministri i Bujqësisë Faton Peci vizitoj AUV-në

Ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural z. Faton Peci sot u prit në Agjencinë e Ushqimit dhe veterinarisë nga Drejtori Ekzekutiv z. Flamur Kadriu. Ky i fundit e informojë Ministrin me punët qe janë duke u zhvilluar në proces. Planet e detajuara në fushat e kontrollit të shëndetit të kafshëve bimëve dhe me theks të veçante sigurisë ushqimore.  Duke i ofruar çdo informate të kërkuar në nivel bashkëpunimi dhe atij vartës. Ku nga tani e tutje AUV do të jetë autoritet ekzekutiv nën Ministrinë e Bujqësisë.

Përveç informatave qe ministri morë për shumë çështje qe ngriti si tema diskutimi. Ai vizitoi edhe Laboratorin e Ushqimit dhe veterinarisë për tu njohur nga afër me punën e këtij instituti, metodat dhe llojet e analizave qe kryhen aty. Për të vazhduar me një vizitë ne terminal doganorë për inspektuar kontrollin kufitar Veterinar dhe atë Fitosanitar. Duke informata për procedurën e kontrollit të ngarkesës në dokumentacion dhe ate fizikë dhe organoliptik. Duke e përfunduar vizitën me një inspektim të brendshëm në një mishtore në Prishtinë. Ekipi inspektues demonstrojë kontrollin dhe mostrimin e mishit dhe produkteve nga mishi.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nga tani do të jetë institucion nën Ministrinë e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. E përcaktuar me ligjin e ri të ushqimit.