SHQIPENGLISHSRPSKI Republika e KosovësAgjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë Për AUVLegjislacioniKontrolli kufitarKontrolli i brendshëmLaboratoriBizneset Siguria e UshqimitShëndeti i kafshëveMbrojtja e bimëveEFSAFAOPandemia COVID-19 Përkrahjen e Komisionit Evropian në kontrollimin e Sëmundjeve të Kafshëve në Ballkanin Perëndimor

Me datë 08.02.2012 Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ne bashkëpunim me Komisionin Evropian mbajti punëtorin (workshopin) me qëllim të forcimit të sistemeve të kontrollit të sëmundjeve të kafshëve, me theks të veçantë në kontrollin dhe çrrënjosjen e Tërbimit dhe Mortajës Klasike të Derrave (MKD). Komisioni Evropian organizon takime përmes te cilave shpjegon se kontrolli dhe çrrënjosja e Tërbimit dhe MKD-së behet përmes qasjes regjionale pasi si sëmundje nuk mund te kontrollohet vetëm ne rrafshin nacional .

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka si synim bashkëpunimin me faktorët relevant ndërkombëtare ne te gjitha fushat qe janë nen kompetencë  te saj duke kontribuar drejt integrimeve rajonale dhe me gjer me qellim te ruajtjes se shëndetit publik nga sëmundjet dhe infeksionet qe mund te vijnë nga kafshët.

Komisioni Evropian (KE) në mënyrë aktive përkrah planet për anëtarësim të shtatë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian duke ofruar  përkrahje financiare për vendet e përfshira në procesin e anëtarësimit përmes Instrumentit të Asistencës së Para anëtarësimit (IPA), që ka për qëllim forcimin e kapacitetit institucional, bashkëpunimit ndërkufitar, zhvillimit ekonomik dhe social dhe zhvillimit të bujqësisë. AUV është partner serioz duke zhvilluar të gjitha projektet qe vinë nga KE përmes te cilave po arrin rezultate të mira te cilat po ndikojnë ne shëndetin e përgjithshëm publik e ne ketë rast ne shëndetin dhe mirëqenën e kafshëve.

Nga Komisioni Evropian prezantuan: Richard O’Flaherty Udhëheqës i grupit IPA – Ballkani Perëndimor Projekti shumëpalësh me  disa ekspert tjerë nga kjo fushë.

Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë prezantuan: Dr Valdet Gjinovci Kryeshef Ekzekutiv ,Drejtori i Drejtorisë së Shëndetit dhe Mirëqenies se Kafshëve DMV. Bafti Murati dhe DMV. Xhemajl Dervishi Drejtor i Laboratorit të Ushqimit dhe Veterinarisë pran AUV-së.

Temat e diskutimit ishin:

Pasqyra e përgjithshme mbi atë se si fondet nga Programi i instrumentit të asistencës së para anëtarësimit (IPA) përdoren për kontrollin dhe çrrënjosjen e sëmundjeve të kafshëve në tërë regjionin;

Risitë mbi progresin e arritur në nivel kombëtar në secilin vend përfitues (vaksinimi kundër tërbimit, mbikëqyrja e sëmundjeve etj);

Risitë mbi aktivitetet e zhvilluara në regjion (p.sh. punëtoria e parë regjionale) etj

Bashkëpunimi me Shërbimet Veterinare te shteteve fqinje dhe koordinimi i aktiviteteve ne aspektin e preventives kontrollit dhe eradikimit te këtyre sëmundjeve dhe kooperimi dhe ndërlidhja me laboratorët për avancimin e metodave për diagnostikimin sa ma te shpejte te këtyre sëmundjeve