Punëtori me fermerët e pulave për kontrollin e sëmundjeve (salmonellozës, gripit të shpezëve etj)

Drejtoria e Shëndetit dhe Mirëqenies së kafshëve – AUV bashë me projektin e financuar nga  Komisoni Evropian “Mbështetje për krijimin e programeve të mbikëqyrjes dhe kontrollit të sëmundjeve të kafshëve dhe përafrimi me kapitullin 12 të acquis”. Sot më datë 24.11.2022 është mbajtur punëtoria në lidhje me kontrollin e sëmundjes së Salmonelozes, Gripit të shpezëve dhe sëmundje të tjera. Të cilat kanë karakter më të theksuar patogjenik. Përgaditjen për ndërmarrjen e masave të biosigurisë së fermave dhe mënyrat më të mira për të mbrojtur tufat e tyre nga shpërthimet e sëmundjeve infektive.

Synim kryesor i kësaj punëtorie ishte që prodhuesit – fermerët e pulave përmes kontrollit të gjendjes shëndetësore të tufave të tyre. Të krijojnë mundësinë, që jo vetëm të furnizojnë tregun e Kosovës me produktet e tyre, por edhe të përgatitën për krijimin e mundësisë për të eksportuar në tregjet e BE-së dhe gjetkë.  Për vezët dhe mishin e shpezëve të tyre. Ekspertët e projektit kanë prezantuar praktikat më të mira të përkujdesit ndaj fermave të pulave, masave të biosigurisë dhe marrjen e mostrave, në formën siç janë duke u praktikuar në vendet e BE-së.

Në këtë takim morën pjesë kryesia e shoqatës së fermerëve të pulave, inspektorët veterinar, zyrtarët nga Laboratori i Ushqimit dhe Veterinarisë dhe sektori i mbetjeve veterinare. Të gjithë këta si akterë në proces.