NJOFTIM – Produktet sallam i brendit ‘’Wudy’’ dhe ( virshlle me datë skadence nga 30.10.2022 e tutje) rikthehen ne treg për konsum

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka vendosur lejimin e rikthimit në treg për shitje dhe konsum të  produktin ‘’Sallam Wudy’’ dhe po ashtu do ta lejoj rikthimin në treg  produktin ‘’Virshlle Wudy’’ të cilat kanë datë skadence nga  data 30.10.2022 dhe tutje. Duke u bazuar në njoftimin zyrtar të sistemit RASFF se produkti sallam i brendit ‘’ Wudy’’ dhe virshlle të lotëve qe kanë skadencë 30.10.2022 nuk janë të përfshira në incidentin e infektimit me bakterin ‘’listeria monocitogenes’’. Kjo bazuar edhe ne informatat e marra nga autoriteti i vendit të origjinës dhe vendimet e autoriteteve tjera shtetërore ku tregtohet ky produkt.

Produkti ‘’Virshlle’’ i brendit Wudy fillimisht është tërhequr nga shitja dhe ka qen në proces të verifikimit dhe ndarjes sipas lotëve dhe datës se skadencës. Është grumbulluar  ne depon e importuesit nën mbikëqyrje të plotë të inspektoratit veterinarë të AUV-së. Pas ndarjes se produkteve, ato të të cilat janë të sigurta  u lejohet rikthimi ne treg. Pjesa tjetër e cila është e dyshimtë në kontaminim sipas lajmërimit zyrtar do të mbes e bllokuar për qarkullim deri në vendimin tjetër të inspektoratit ( për rikthim në vendin e origjinës ose asgjësim).

Konsumatorët duhet të ndihen të sigurte, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë do të ju njoftojë ne kohë për të gjitha risit ( vendimet).