Monitorimi i dëmtuesve karantinor tek bimët nikoqire

Bazuar ne planin e monitorimit të dëmtuesve karantinor i cili është hartuar ne bashkëpunim me ekspertet e projektit te binjakëzimit “Mbështetje në fuqizimin e kapaciteteve të sistemit të  prodhimit dhe mbrojtjes së bimëve në Kosovë ”, inspektoret Fitosanitar të Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë se bashku me përfaqësuesin e MBPZHR  dhe Drejtoreshën  nga Drejtoria e Parqeve  të Komunës se Prishtinës znj. Fatime Hajdari. Kanë kryer monitorimin e e parë të sëmundjeve karantinore në Parkun Gërmia,  duke përdorur procedurat standarde te operimit  të cilat përcaktojnë qasjen ne monitorim dhe procedurat e mostrimit dhe përgatitjen e mostrave për analiza laboratorike.

Monitorimi kryhet për të pare gjendjen Fitosanitar të bimëve dhe gjendjen sa i përket pranisë te bimëve nikoqire të cilat mund të shërbejnë si vatër për sëmundjet karantinore. Të udhëhequr nga ekspertet nga Shërbimi Shtetëror i Mbrojtjes se Letonisë Gunita Skupele Drejtoresh nga Departamenti i Karantinës Bimore e shoqëruar nga ekspertet Agita Pence dhe Liga Grisane kane mbikëqyrë kontrollin e kryer nga Inspektoret Fitosanitar për monitorim dhe mostrim, se a janë duke  u aplikuar ne përputhshmëri me standardet e përdorura nga shtetet anëtare të BE-së. Projekti ka ndihmuar në hartim të planit të monitorimit dhe procedurave standarde te operimit duke përfshire edhe udhëzuesit për inspektor. Në praktik u testua aplikimi i kontrollit bazuar në këto dokumente, ku inspektorët treguan përformancë të mirë të aplikimit të procedurave.

Rëndësia e monitorimit qëndron ne faktin  se  situata fitosanitare  përcakton gjendjen shëndetësore  te bimëve dhe ne bazë të gjendjes shëndetësore përcaktohen masat fitosanitare te cilat kanë për qellim  mbajtjen nen kontroll te shëndetit bimor, ndërmarrjen e masave për parandalimin e hyrjes dhe përhapjes se sëmundjeve ne territorin e Republikës se Kosovës .