Bazuar ne planin e monitorimit i cili është hartuar ne bashkëpunim me ekspertet e projektit te binjakëzimit “Mbështetje në fuqizimin e kapaciteteve të sistemit të prodhimit dhe mbrojtjes së bimëve në Kosovë ”, inspektoret Fitosanitar të Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë filluan monitorimin e sëmundjes karantinore Grapevine flavescence dorée – Zverdhja e hardhisë se rrushit, e cila shkaktohet nga një lloj fitoplazme e cila është sëmundje karantinore shume e rrezikshme për hardhinë e rrushit.
Kjo sëmundje mund te përhapet përmes materialit fidanor te infektuar dhe përmes insektit Scaphoideus titanus Ball i cili është vektor i përhapjes se sëmundjes nga bimët e infektuara. Zona kryesore për monitorimit ka qene regjioni i Rahovecit duke pas parasysh se ne ketë pjesë hardhia e rrushit konsiderohet si një nder bimët kryesore te kultivuara shekuj me radhe. Nisja e monitorimit është bërë e koordinuar nga ekspertet e Shërbimit Shtetëror për Mbrojtjen e Bimëve të Letonisë të cilët kanë përgaditur Procedurat Standarde te Operimit dhe udhëzuesit e nevojshëm për Inspektoret Fitosanitar.
PSO janë në harmoni me Standardet me të larta të Konventës Ndërkombëtare për Mbrojtje të Bimëve, për ndërmarrjen e masave fitosanitare qe kane për qellim parandalimin e shfaqjes dhe përhapjes se sëmundjes e cila do te kishte pasoja të konsiderueshme ekonomike për fermerët ne dëmtimin e plantacioneve të mbjella me hardhi rrushi. Monitorimi do të vazhdoj ne te gjitha fazat e zhvillimit të vegjetacionit duke përfshire këtu fazën ma te rëndësishme kur ekziston mundësia e shfaqjes se shenjave te kësaj sëmundje. deri me tani nuk është raportuar për pranin e saj .