Me 02.12.2011 është bërë asgjësim i lëngjeve

nspektorati fitosanitar i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë ka marrë kërkesën me shkrim nga NTP “Vjosa” për verifikimin e një sasie te lëngjeve, nëse i plotëson kushtet për tu plasuar në treg. Pas kontrollit organoleptik, qe është realizuar nga ana e inspektorëve është konstatuar se lëngu ka humbur cilësinë. Kjo ka ndodhur si pasoj e ndërprerjes së shpeshtë të energjisë elektrike gjatë prodhimit, kur ka kaluar në fazën e sterilizimit nuk është përfunduar dhe ka ardhur deri te fermentimi i lëngut dhe i njëjti nuk është i sigurt për konsum. Veprimi i kësaj kompanie prodhuese duhet të jetë shembull edhe për kompanitë tjera, ku për çdo dyshim në sigurinë dhe cilësinë e produktit final të njoftohen Inspektorët e AUV-së.

Me vendim të inspektoreve dhe ne prani te tyre është bërë asgjësimi i 54.000 litrave, lëngje frutash të llojeve te ndryshme, gjithherë duke respektuar kushtet që mos të ketë ndotje në ambient.