KFOR-i dhe zyrtaret e Komunës se Kllokotit takohen me AUV-në për situatën me sëmundjen Murtaja Afrikane të Derrit

Sot, në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë,  u mbajt takim me KFOR-in Amerikan dhe zyrtarët e komunës se Kllokotit. Për të diskutuar mbi çështjen e vend-groposjes se kafshëve të asgjësuar di pasojë e sëmundjes Murtaja Afrikane e Derrit. Pas një rezymeje mbi veprimet e deritanishme të autoriteteve për të parandaluar përhapjen e sëmundjes MAD, nga dita e konfirmimit të prezencës se sëmundjes. U hap diskutimi mbi shqetësimet e banorëve për vend-lokacionet e asgjësimeve të kafshëve qe kanë rezultuar pozitiv në sëmundje.  Për të cilat u prezantua baza ligjore se është përgjegjësi e nivelit lokal për caktim të varrezave të kafshëve. Jo vetëm në paraqitje të kësaj sëmundje por edhe për raste tjera të sëmundjeve.

Drejtori Ekzekutiv i AUV-së z. Bekim Hoxha, u’a prezantoj të pranishmeve qëndrimin zyrtar, profesional të ekspertëve. I cili është nxjerrë edhe në takimin e fundit të Shtabit të Krizës të datës 08.08.2023. I mbajtur me prezencën e EULEX-it. Ai u tha të pranishmeve: Është e rrezikshme për përhapje të sëmundjes zhvarrosja-eksumimi i trupave të derrave të groposur. E gjithë zona përreth dy lokacioneve nga të cilat kërkohet heqja e kafshëve të asgjësuara do ti ekspozohet rrezikut për infektim të fermave. Ai tutje shtoj se sëmundja nuk përhapet nga ajri, por çfarëdo kontakti me kafshët e infektuara dhe pajisjet në kontakt me to mund ta përhapin sëmundjen. Andaj në cilësinë e drejtuesit të autoriteti me të lartë veterinarë në vend. Nuk e rekomandojmë dhe e konsiderojmë si të rrezikshëm për përhapje të sëmundjes MAD.

AUV përmes Drejtorit Ekzekutiv z. Hoxha dhe Drejtorit të Shëndetit dhe Mirëqenies se Kafshëve z. Sadik Heta ua prezantuan argumentet për të vazhduar punën në luftë me ketë sëmundje të rrezikshme për Derra. Sëmundja ka përhapje të shpejt dhe të lehtë përmes çdo kontakti. Andaj secila fermë qe ka shenja klinike duhet të diagnostikohet shpejtë. Asgjësimi duhet të ndodh menjëherë në lokacion sa me të afërt me fermën. Praktika ndërkombëtare për luftim të kësaj sëmundje rekomandon qe asgjësimi të behet brenda fermës. Po ashtu veprim ky i cili është vlerësuar se nuk paraqet rrezik për shëndet publik. Ne anën tjetër të përballur me situatën ku fermat në Kllokot janë të vogla. Nuk kanë hapësira brenda oborreve për groposje. Ujërat nëntokësore janë në nivel të ceket. Për ketë shkak ishte i pamundur asgjësimi brenda fermave (oborreve). Andaj komuna duhet të siguroj lokacionin me të afërt për asgjësim. AUV nuk do të kthehet mbrapa. Lufta kundër sëmundjes MAD do të vazhdoj. Mbrojtja e shëndetit të kafshëve dhe ekonomive familjare dhe e shtetit nuk ka alternativë.

Përfaqësuesit e KFOR e vlerësuan takimin si shumë frytdhënës në marrje të informata mbi situatën. Janë të gatshëm të ofrojnë mbështetje për sigurinë e përgjithshme publike. Tregun për takimin e mbajtur me organet komunale të Kllokotit bashkë me ekspertin e ujërave dhe atë veterinarë. Në kohen qe do të kenë një opinion të saktë do ta ndajnë me palët. Në anën tjetër organet lokale prezantuan presionet e banoreve nga dy komunitetet ai shqiptar dhe serb për pakënaqësitë rreth lokacioneve të groposjes. Kërkuan qe nga dy prej tyre të bëhet zhvarrosja. Por qe AUV ua rikonfirmojë se ne situatën qe jemi nuk mund ta mbështesin ketë veprim. Nëse merrni ndonjë rekomandim profesional për rrezikim të ambientit. AUV do të bëjë vetëm mbikëqyrje të respektimit të masave të biosigurisë.