Gatishmëria për Murtajën Afrikane të Derrave në Kosovë

Projekti i FAO-s për Gatishmëri Emergjente të Murtajës Afrikane të Derrave MAD organizoj punëtori dy ditore për përgatitjen e gatishmërisë për raste emergjente ndaj Murtajes Afrikane të Derrave (MAD). Kjo është një sëmundje ngjitëse virale e derrave dhe derrit të egër që shkakton humbje të rënda ekonomike në sektorin e derrave. Fillimisht e lokalizuar në Afrikë, MAD u fut në Gjeorgji në vitin 2007, nga ku në mënyrë progresive u përhap drejt perëndimit (duke arritur në Evropën Lindore dhe Qendrore) dhe drejt lindjes. Sëmundja u raportua në Bullgari, Hungari dhe Rumani në vitin 2018, duke kërcënuar seriozisht Ballkanin. Bazuar në përvojat e krijuara, në Evropë, derri i egër luan një rol vendimtar në kontrollin dhe përhapjen e sëmundjes.

Për ta ndihmuar Kosovën për gatishmërinë e vendit kundër Murtajës Afrikan të Derrave (ASF), në maj 2019 u lansua një projekt i FAO-s për mbështetje teknike, TCPF (TCP/KOS/3703).  Dr. Valdet Gjinovci Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë falënderoj organizatën FAO e cila gjithmonë ne mënyrë konsistente po vazhdon ta mbështes vendin tonë. Mbështetje qe Kosova po merr nga FAO është shumë dimensionale, gjithmonë po mbahemi të informuara mbi të gjitha rreziqet qe po shfaqen ne botë lidhur me shëndetin e kafshëve dhe sigurinë ushqimore. Ne të njëjtën kohë po aftësohemi si ti mbrojmë qytetaret tanë nga këto rreziqe. Tutje shtoj se: Ne si autoritet jemi duke punuar ngushtë qe ta mbajmë të mbrojtur popullatën e derrave në vend ne të njëjtën kohe të kontribuojmë në nivel rajonal e global. Sëmundjet infektive nuk njohin kufij andaj edhe ne do të mbrohemi dhe do të punojmë bashkërisht me të gjithë per të mirën e përgjithshme. Kjo punëtori na ndihmon qe të kuptohet dhe të jepen rekomandime për strategjinë nacionale të Kosovës në parandalimin, zbulimin e hershëm, kryerjen e mbikëqyrjes dhe, nëse gjenden raste, kontrollin e MAD tek derrat e egër.

Deri më tani, Ballkani nuk është ekspozuar ndaj MAD. Mungesa e kontaktit direkt me sëmundjen nënkupton se duhen përmirësuar më tej vetëdijesimi mes palëve të interesit si dhe njohuritë teknike mbi sëmundjen, kurse strategjitë e mbikëqyrjes dhe kontrollit të sëmundjes duhet të harmonizohen me përvojën aktuale dhe njohuritë shkencore mbi sëmundjen.