Drejtuesit e AUV-së po qëndrojnë në vizitë studimore në Kroaci për harmonizimin e Planit të Monitorimit dhe Kontrollit të Mbetjeve

Delegacioni i udhëhequr nga z. Bekim Hoxha Drejtor Ekzekutiv i AUV-së për dy ditë radhazi 30-31 Janar 2024 do të qëndrojnë pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe Autoritetit të Ushqimit të Kroacisë për  forcim të kapaciteteve për harmonizimin e legjislacionit për veterinari, fitosanitari dhe sigurinë e ushqimit i paraparë ne kapitullin 12. Sidomos në hartimin e Planeve Nacionale në theks të veçantë atë të Monitorimit dhe Kontrollit të Mbetjeve sipas standardeve dhe kërkesave të reja ligjore të nxjerra nga  Komisionit Evropian.

Në ditën e parë vizita ka nisur në Ministrinë  e Bujqësisë së Republikës së Kroacisë me Sekretarin e Ministrisë z. Tugomir Majdak dhe Drejtoreshën e Drejtorisë së Veterinarisë znj. Tatjana Karačić. Në takime  ndërshtetërore të forcimit të bashkëpunimit dhe pastaj  do nisin takimet në nivel të ekspertëve për diskutim rreth hartimit teknik dhe punës praktike të zbatimit të planeve . Dita e dytë do të vazhdojë me vizitë në Institutin  Kroatë të Veterinarisë si qendër Nacionale referente. Aty do të njihen në aspektet teknike të metodave dhe performancës laboratorike për testimin e mostrave të Planit të Mbetjeve. Në Institutin Kroat delegacioni nga Kosova do të takojë  zonjën   dr.sc. Nine Bilandžić, këshilltarë shkencore dhe udhëheqëse e laboratorit  për testimin e mbetjeve.

Republika e Kosovës është duke bërë përpjekje për aprovimin e planit të mbetjeve nga ana e Komisionit Evropian, duke u mbështetur në Raportin e Vendit nga KE 2023 dhe Raportin Vlerësues të Planit Mbetjeve 2023 nga DG Sante. Përmes te cilave është njohur progres i arritur deri tani dhe kjo vizitë do të ndikojë pozitivisht në shtyrjen përpara të aprovimit te planeve duke u mbështetur nga shërbimet laboratorike te kontraktuara në vendet e BE-së.

Kjo vizitë do te shërbej për avancim te bashkëpunimit institucional për fushën e sigurisë së ushqimit, veterinarisë dhe fitosanitarisë  duke marrur mbështetjen e Kroacisë për harmonizimin e legjislacionit të paraparë në kapitullin 12. Vizita e delegacionit të Kosovës është përkrahur nga Qeveria e Luksemburgut LUXDEV në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës.