AUV zhvilloj aksion kontrolli në mishtoret e Prizrenit

Sot, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë̈ ka  ndërmarr aksion për kontrollin e të gjitha mishtoreve në komunën e Prizrenit. Për mbikëqyrjen të zbatimit të akteve ligjore qe rregullojnë tregtimin e mishit dhe nën produkteve nga mishi. Në masën e përgjithshme ka ngritje të nivelit të kapaciteteve teknike dhe respektimit të praktikave higjienike në pikat shitëse tregtuese të mishit ‘’ Mishtore’’. Gjë e cila vërehet në shumicën prej tyre edhe në pamje vizuale edhe nga vetë konsumatorët. Të gjitha ishin të regjistruara dhe i respektonin urdhëresat e inspektoratit veterinar.

Në secilin rast kur inspektorët kanë hasur në: mish ose nënprodukte mishi të cilat nuk i kanë plotësuar kriteret ligjore për tregtim, ato menjëherë janë larguar nga  shitja dhe janë bllokuar me proces deri ne asgjësim. Në aksionin e sotëm vetëm në nje rast u vepruam me ndalim të shitjes se 35 kg suxhuk i cili ishte pa dekleracion. Aksioni u realizua përmes 8 grupeve inspektuese, ku ne secilin grup, pjesëmarrës ishte nga dy inspektor. Në Aksion kontrolli u përfshin 25 mishtore të  komunës se Prizrenit.   Në disa raste janë̈ dhënë̈ vërejtje për përmirësim të kushteve  brenda afateve kohore ligjore.

Do të vazhdohet me aksione ne gjithë̈ Kosovën, për largimin nga tregu të produkteve të cilat nuk i përmbushin kriteret ligjore për tregtim. Do të vendoset rregull për të gjithë tregtimin e mishit në vend. Kushdo qe nuk i plotëson kushtet ligjore, produktet do ti konfiskohen, mishtoret do të mbyllen dhe do të iniciohet procedura në gjykatë.