AUV raportoi para Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim

Sot me datë 06.02.2024 në ambientet e Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë qëndroi për vizitë Komisioni Parlamentar për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. Me qellim të marrjes se informatave për mbarëvajtjen e punëve të autoritetit. Pas një prezantimi të aktiviteteve të zhvilluara gjatë vitit 2023 dhënë nga Drejtori Ekzekutiv z. Bekim Hoxha, deputete pjesëmarrës vazhduan me pyetjet e tyre për shumë çështje qe lidhen me mandatin e AUV-së. Në shumicën prej tyre u dhanë përgjigje të menjëhershme në disa të tjera u dakorduan qe përgjigjet të jepen në vijimësi.

z. Hoxha jepi një elaborim të aktiviteteve të zhvilluara gjatë vitit 2023. Sukseset dhe sfidat qe e kanë përcjell angazhimin në teren. Duke u nisur nga menaxhimi i mirë i parandalimit dhe luftimit të sëmundjeve ngjitëse infektive në shëndetin veterinarë. Në vitin 2023 u shfaqen Murtaja Afrikane e Derrit dhe Gripi i Shpezëve Influenca Aviare. Nga sëmundja ishin prekur vetëm fermat e një fshati të komunës Kllokotë dhe falë veprimeve u arrit qe sëmundja të izolohet. Ndërsa nga sëmundja e dytë ishte prekur vetëm një fermë e ekonomisë familjare në një fshat të Shtimes. Ku falë diagnostikimit dhe veprimeve ekzekutive të asgjësimit të shpejt, u arrit qe mos të kemi asnjë fermë tjetër të prekur. U prezantuan edhe statistikat e kontrolleve zyrtare në sigurinë ushqimore, asgjësimet dhe kapacitete inspektuese.

Grupi parlamentarë e vlerësoje si shumë të rëndësishme punën e AUV-së, në ruajtjen e  shëndetit të përgjithshëm publik. Fushë e përgjegjësisë e përcaktuar edhe me ligj. U interesuan për kapacitete inspektuese-numrin e inspektorëve, kapacitete laboratorike me metodat e akredituara. Për sistemin e  identifikimit dhe regjistrimit të kafshëve. Qendrën gjenetike të  mbarësimit. Kontrollin kufitar të drithërave mbi procedurat dhe lehtësirat e krijuara. Aktivitete e zhvilluara për importin dhe tregtimin e kafshëve të gjalla dhe shumë çështje tjera specifike qe lidhen me mandatin e AUV-së.

Takimi zgjati disa orë dhe u shkëmbyen informata për një mori çështjesh të cilat nga grupi parlamentar u vlerësuan se janë të domosdoshme për angazhim me të madhe ne ngritje të vazhdueshme të kontrollit veterinar, fitosanitar dhe të sigurisë ushqimore.