Asgjësim i mallrave te kontrabanduara

Ne muajin janar  2012 Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ne bashkëpunim me Doganat e Kosovës ka ndaluar dhe asgjësuar produkte ushqimore qe kanë qenë të kontrabanduara ne Kosovë të njëjtat janë grumbulluar dhe mbajtur ne depon e Doganës ne piken kufitare Dheu i Bardhë. Autoritetet doganore kanë kërkuar që të inspektohet kjo sasi nga inspektorët e AUV-së dhe të vendoset për procedura me tutje. Inspektoret e AUV-se   kanë realizuar  inspektimin dhe kanë konstatuar se kjo sasi e produkteve nuk posedon dokumentacionin e nevojshëm qe dëshmon sigurinë e tij dhe se disa nga këto produkte kanë qen te falsifikuara me etiketa te ndryshme dhe mënyra e ruajtjes ka qen jo adekuate. Inspektorët tanë kanë urdhëruar qe nen mbikëqyrjen e tyre të kryhet asgjësimi ne kushte të sigurta për mos ndotjen e ambientit dhe sigurimin qe këto produkte te mos futen në treg për konsum.  Asgjësimi është kryer ne deponin e mbeturinave ne Mitrovicë. Llojet e produkteve qe janë asgjësuar kanë qen  me prejardhje shtazore dhe bimore.