Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës dhe Oda Ekonomike e Kosovës dhe avancojnë bashkëpunimin dhe dialogun reciprok me qëllim të eliminimit të barrierave administrative dhe krijimit të një ambienti më të favorshëm ekonomik

Me iniciativën e Odes Ekonomike të Kosovës sot në zyret e AUV-së u mbajt takimi mes  udhëheqësve të AUV-së OEK-ut dhe përfaqësuesve të bizneseve ushqimore me qëllim të krijimit të klimës bashkëpunuese  ndihmëse për  bizneset Kosovare.

Drejtori i OEK-ut z. Safet Gërxhaliu së pari falënderoi AUV-në për  gatishmërinë për t’u takuar, njëherit  ai vlerësoi lartë angazhimin e vazhduar të Agjencisë së Ushqimit drejtë krijimit të një klime sa më të lehtë të të bërit biznes në Kosovë.  AUV është shembull sa i përket bashkëpunimit me biznese duke ju përgjigjur çfarëdo kërkesë apo vërejtje  të drejtuar.

Sot institucionet e shteti vërtet nuk duhet parë si rival apo ndëshkues por si bashkëpunues dhe stimulues drejt avancimit të bizneseve në prodhime sa më të mira dhe konkurruese në treg je , qofshin ato të brendshme por edhe jashtë vendit.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë gjegjësisht Kryeshefi Ekzekutiv i këtij institucioni  z. Valdet Gjinovci pasi mirëpriti ftesën për takim,  përshëndeti të pranishmit dhe u shpreh se dyert e institucionit tonë janë gjithmonë të hapura dhe do të bashkëpunojmë ngushtë bashkërisht për t’i përkrahur ata të cilët sot gjenerojnë punësim dhe ndikojnë në zhvillimin ekonomik  të vendit.

Më pas ai përmendi se jemi duke thjeshtësuar procedura, ku  kemi hequr shumë dokumente të panevojshme të cilat janë kërkuar deri më sot kemi hequr lejet e importit për produkte bimore që i nënshtrohen kontrrollit fitosanitar, kemin nxjerr rregulloren e re për taksat  e cila shpejt pritet të miratohet, ku edhe brenda saj parashihen lehtësime. Është zvogëluar  intervali kohor për rregullimin e atyre pak dokumenteve që kanë mbetur për t’u nxjerr .

Përveç kësaj ne bashkërisht me bizneset kemi ngritur sigurinë dhe cilësinë e ushqimit për konsum, ku në çdo kohë kemi dhënë këshilla kemi ndëshkuar ata që kanë shkelur “rregullat e lojës “ për sigurinë ushqimore dhe kështu kemi krijuar një ambient ku të gjitha bizneset trajtohen barabartë.

Z. Gjinovci fton, Odën  Ekonomike edhe secilin biznes veç e veç,  të  japin vërejtje për çfarëdo  parregullsie që hasin në vështirësi rreth procedurave që ata i konsiderojnë si të panevojshme. Ne, si autoritet më i lartë i Ushqimit në Kosovë kemi për mandat ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm publik,  gjë që  jemi duke e bërë bashkërisht me ju . Sot ruajtja e shëndetit të qytetareve është  apriori për ne,  por besoi se kjo është edhe për vet bizneset. Për ne,  të gjitha  çështjet mund të diskutohen edhe mund të arrijmë kompromis , por ruajtja e shëndetit publik është gjë e  padiskutueshme.  Qytetarët tanë do të konsumojnë produkte po aq të sigurta sa edhe qytetaret e vendeve më të zhvilluara.

Dua ta ndaj me ju por edhe më të gjithë qytetarët e vendit lajmin e mirë se të gjithë prodhuesit ushqimor ekzistues  por edhe ata të rinj që po futën në këtë fushë janë duke prodhuar ushqime të sigurta dhe shumë cilësore.

Të gjitha këshillimet, sugjerimet  dhe vërejtjet që i kemi dhënë gjatë licencimeve, bizneset i kanë zbatuar  dhe lirisht mund të themi se disa prodhues kosovar kanë zbatuar të gjitha standardet rreth sigurisë ushqimore të implementuara sipas direktivave të Bashkimit Evropian dhe këta prodhues  janë krenaria e vendit.

Bizneset ushqimore u shprehen falënderues për frymën bashkëpunuese që kanë me AUV , njëherit ata vlerësuan lartë avancimin e këtij institucioni drejt lehtësirave që u janë krijuar atyre. Po ashtu shprehen mirënjohje për avancimin e sigurisë ushqimore ku thanë se jemi i  vetmi  vend që nuk ka pasur asnjë helmim masiv në ushqim, e  krejt kjo vjen fal angazhimit dhe profesionalizmit të treguar nga zyrtarët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.