Zyra Regjionale e AUV-së Ferizaj është duke bërë një punë të mirë për parandalimin e përhapjes së COVID 19

Zyra Regjionale e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Ferizaj, duke u bazuar në LIGJIN NR. 07/L-006 PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E PANDEMISË COVID-19 NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS nga muaji tetor është duke vazhduar me monitorimin dhe inspektimin e operatoreve ekonomik dhe institucioneve publike e private, për zbatimin dhe respektimin e masave të kërkuara konform MANUALIT PËR MBROJTJE NGA PËRHAPJA E VIRUSIT COVID-19, Vendimeve të Kryeministrit dhe Ministrit të Shëndetësisë për Komunat sipas kategorizimeve në zona: e gjelbër, e verdhë dhe e kuqe.

Regjioni i Ferizajt përbëhet nga pesë Komuna: Ferizaj, Shtime, Kaçanik, Shtërpcë dhe Hani i Elezit. Aktivitet inspektuese tek operatorët ekonomik dhe institucionet publike e private zhvillohen sipas planeve operative të punës në koordinim me inspektoret komunal në 5 Komunat e Regjionit dhe me Policinë e Kosovës. Në kuadër të zyrës regjionale të Ferizajt janë të caktuar 10 inspektor Sanitarë nga Ministria e Shëndetësisë, të cilët punojnë në kuadër të  Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë, përkatësisht Zyrës Regjionale në Ferizaj.

Fokusimi i kontrollit është: mbikëqyrja e mbylljes së operatorëve ekonomik, ndalimi i aktiviteteve organizative, ndalimi i grumbullimit të njerëzve brenda operatorëve të bizneseve, mbajtja e distancës fizike, vendosja e distancës 2 metra në mes tavolinave në gastronomi, shënjëzimi në hyrje të objekteve “ndalohet hyrja pa maskë”, “mbajeni distancën fizike 1.5 – 2 metra”, pajisja me dezinfektant në tavolina në gastronomi dhe institucione publike dhe private. Mbajtja e detyruar e maskës nga ana e stafit në operatorët ekonomik të cilët janë ne kontakt me klient dhe institucionet publike dhe private, mbajtja e higjienës personale.

Qyteti i Ferizajt e ka numrin më të madh të qytetareve dhe operatorëve ekonomik në krahasim me qytetet dhe Komunat tjera, gjë që ka bërë të kemi numrin më të madh të monitorimeve, inspektimeve, gjobave për persona fizik dhe persona juridik.

Në ditët e vikendit fokusimi gjatë ditës është në qendrën e skijimit në Brezovicë si pasojë e fluksit të madh të vizitorëve në qendrën rekreative, për kontrollin e zbatimit dhe respektimit të masave anticovid nga ana e operatorëve ekonomik.

Zyra Regjionale e AUV-së në janë duke bërë një punë të mirë për parandalimin e përhapjes së coronavirusit në masë, gjithashtu vlerësojmë lartë bashkëpunimin me Policinë e Kosovës dhe inspektorët në Komunat e Regjionit. Aktualisht, Ferizaji, Shtimja dhe Shtërpca ndodhen apo kategorizohen në zonën e verdhë, ndërsa Kaçaniku dhe Hani i Elezit në zonën e gjelbër.

Statistikat e aktiviteteve për mbikëqyrjen e zbatimin e masave për Regjionin e Ferizajt, nga ana e inspektorëve sanitarë të AUV-së, prej muajit tetor e në vijim janë:

3321, monitorime
1822, Inspektime,
168, Gjoba për persona fizik (masë ndëshkimore),
113, Gjoba për persona juridik (masë ndëshkimore),
29, Mbyllje të përkohshme.

Monitorimi i ekipeve inspektuese në teren bëhet rregullisht nga Udhëheqësi i Zyrës Regjionale të AUV-së së Ferizajt.