Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV)

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë zhvillon dhe implementon politikat e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për mbrojtjen e shëndetit të kafshëve dhe bimëve. Përmes tyre dhe kontrollit kufitar synon ruajtjen e shëndetit publik duke garantuar ushqime të sigurta. Për punën e vet AUV i jep përgjegjësi Qeverisë së Kosovës.
Qeveria e Kosovës ka deleguar AUV-në si autoritet për kontroll në fushën e sigurisë, higjienës, gjurmimit dhe etiketimit të ushqimit dhe ushqimit për kafshë në hapësirat e përpunimit, paketimit, distribuimit, shitjes me shumicë dhe pakicë sipas legjislacionit nacional dhe legjislacionit të harmonizuar të BE-së.
Objektivat
Objektivat kryesore të Autoritetit janë të fokusuara në garantimin e sigurisë ushqimore, mbrojtjen e shëndetit të kafshëve dhe bimëve, si dhe zbatimin e standardeve ligjore dhe biologjike në territorin e Republikës së Kosovës.
-
Të siguroj monitorim dhe kontroll të sëmundjeve infektive të kafshëve, zoonozave dhe mirëqenjes së kafshëve, eliminimin e shpërthimeve të sëmundjeve, aplikimin e të gjitha masave të nevojshme biologjike për parandalimin e futjes së sëmundjeve infektive dhe zoonozave në territorin e Kosovës.
-
Ne fushën e mbrojtjes së bimëve, AUV është përgjegjës të sigurojë një sistem efektiv të kontrolleve të organizmave të dëmshëm për bimë dhe produkte bimore në përputhshmëri me standardet fitosanitare.
-
Ndërmarrjen e veprimeve fitosanitare që kanë për qëllim masat preventive për ndalimin e hyrjes, përqendrimit dhe përhapjes së sëmundjeve dhe dëmtuesve karantinor të bimëve dhe produkteve bimore dhe objekteve tjera në Republikën e Kosovës.
-
Të garantojë sigurinë e ushqimit në të gjitha fazat e manovrimit për të mbrojtur interesat e konsumatorëve. Të sigurojë që ushqimi i plasuar në treg dhe ai i eksportuar përputhet me kërkesat e sigurisë, etiketimit dhe kërkesave të tjera të detyrueshme, të krijuara me legjislacion.
Historia
Shërbimi Veterinar i Kosovës është themeluar me 1 Qershor të vitit 2000. Themelimi i Shërbimit është bazuar në Reguloren e UNMIK-ut No 2000/27 për themelimin e Departamentit të Bujqësisë në vitin 2000. Pas aprovimit të Ligjit të Veterinës më 30 Korrik 2004 Shërbimi Veterinar i Kosovës është riorganizuar në Agjencinë e Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës (AVUK ). Duke u bazuar në këtë ligj është aprovuar struktura organizative dhe aktivitetet e saj. Me nxjerrjen e Ligjit për Ushqim i cili është aprovuar në vitin 2009 AVUK është riorganizuar në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës (AUV). kësaj Agjencie i janë shtuar edhe kontrolli Sanitar dhe Fitosanitar.