Zhvillimet ne Legjislacionin e BE-së për sektorin Fitosanitar

Në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë u mbajt trajnimi, Ngritja e njohurive të stafit në institucionet e Kosovës përgjegjëse për hartimin e legjislacionit në sektorin fitosanitar si dhe dhënia e informatave mbi zhvillimet në legjislacionin e BE në këtë sektor. Panelit ishte Modris
Frikmanis (drejtor i Departamentit të Strategjisë dhe Metodologjisë të Shërbimit  Shtetëror të Letonisë për Mbrojtje të Bimëve) i angazhuar nga projekti \”Mbështetje në fuqizimin e kapaciteteve të sistemit të prodhimit  dhe mbrojtjes së bimëve në Kosovë\” KS 15 IPA AG 01 16. Pjesëmarrës në ketë trajnim ishin nga AUV, IBK, MBPZHR, studentët e nivelit master nga Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë së Universitetit të Prishtinës, përfaqësuesit e Institutit të Shëndetësisë Publike dhe laboratorët private.

Temat e prezantuara ishin  “Asistim në përafrimin e legjislacionit fitosanitar të Kosovës me atë të BE-së ” (Sistemi i karantinës bimore – organizmat e dëmshëm, farëra dhe të drejtat për varietetet e bimëve, PMB, plehra).  Informatat mbi rregulloret dhe direktivat e BE dhe si të punohet me referencat e përfshira në legjislacionin kombëtar të cilat iu referohen rregullores së Benë zbatimin e ligjit. Aftësitë e marra do u shërbejnë ne te ardhmen zyrtareve kompetent per ngritje për hartim të akteve ligjore të cilat do ti shërbejë vendit ne mbrojtje të bimëve dhe kontroll të produkteve nga sektori fitosanitra. Eksperti ligjërues ishte me një përvojë të madhe ne hartim të ligjeve nga një autoritet tani vend anëtar i BE-së