Zhbogar vizitoj Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës

Me datë 12.12.2012 Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë e vizitoj Samuel Zhbogar Shef i  Zyrës se BE-së ne Kosovë ku u prit nga Kryeshefi Ekzekutiv Dr Valdet Gjinovci. U diskutua rreth te arriturave të AUV-së për përkrahjen qe ka marr nga Bashkimi Evropian ne ngritjen e kapaciteteve teknike dhe humane prej vitit 2003 e deri me sot. Është investuar ne të gjitha drejtimet duke bërë autoritetin tonë të krahasueshëm me autoritetet e ushqimit te vendeve të zhvilluara për sa i përket kapaciteteve dhe procedurave standarde te kontrollës se ushqimit, shëndetit dhe mirëqenies se kafshëve.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë do të gëzojë përkrahjen edhe ne te ardhmen nga BE-ja përmes projekteve të ndryshme për periudhën kohore 2013-2020 për të avancuar standardet shtetërore të kontrollit ushqimore, në politikat dhe mekanizmat e luftimit te sëmundjeve së kafshëve duke përdor të njëjtat instrumente sikurse edhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.

Dr. Gjinovci e përcjelli z. Zhbogar edhe ne hapësirat e Laboratorit të Ushqimit dhe Veterinarisë ku u pritë nga drejtori Xhemajl Dervishi i cili e njohu për se afërmi më llojet e analizave qe kryen laboratori procedurat qe aplikon dhe për kapacitete teknike përfshi objektet dhe pajisjet qe disa janë donacion i BE-së.