z. Kadriu mbajti ligjërate para studentëve të akademisë verore të UBT-së

Sot në Kolegjin UBT  Drejtori Ekzekutiv i AUV-së Flamur Kadriu mbajti një prezantim para profesorëve dhe studentëve të Akademisë Verore. Me temën Struktura organizative e AUV-së mandati i saj.  Pjesëmarrës ishin kryesisht studentet e Fakultetit Inxhinieri e Agrikulturës dhe Mjedisit dhe Fakultetit te Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologji. Për shkake të interesimit të lartë ligjërata u hap edhe për mundësinë e debatit përmes pyetjeve nga studentet dhe profesorët.

Prezantimi filloi me informimin e audiencës mbi organizimin e AUV-së si organ ekzekutiv në kuadër të Zyrës se Kryeministrit duke vazhduar me mënyrën e organizimit dhe funksionalizimit të brendshëm në drejtori dhe sektorë, duke ofruar informata për secilën të ndara. Z. Kadriu u shpjegoj punën ekzekutive në teren në kontrollin kufitar dhe atë të brendshëm dhe pjesën e mostrave dhe atë analitike të analizave. Duke i informuar edhe për mundësit qe kanë studentët për të marrë përvojën praktike në AUV.

Pjesa e dytë e ligjëratës u hap për debat, ku me një interesim shumë të lartë vetë Profesorët e UBT-së bashke me studentet,  parashtruan pyetje dhe komente të cilat e pasuruan ligjëratën,  me kërkesa për të dhëna tjera shkencore qe lidhen me përgjegjësinë e AUV-së. Drejtori Ekzekutiv u dha përgjigje në temat qe u ngritën, për kontrollin fitosanitar mbrojtjen e bimëve dhe kontrollin e pesticideve, fushën e kontrollit të ushqimeve me prejardhje shtazore deri edhe tek përgjigjet, për temat dhe dyshimet qe ngritën në media për siguri të produkteve të caktuara. Ku z. Kadriu u shpreh se gjithmonë të udhëhequr nga ndjenja e përgjegjësisë karshi qytetareve të gjitha veprimet tona do të bëhen transparente.

Nga organizatoret u vlerësuar si  ligjërata qe kishte me se shumti të interesuar dhe ku audienca ishte e entuziazmuar  dhe aktive në parashtrim të pyetje. Kjo i mundësoi AUV-së të ketë mundësin të bisedoj me grupin e saj të interesit, siç është një fakultet i fushës se ushqimit i sektorit privat shumë i zhvilluar. Ne anën tjetër studente morën informata nga  drejtuesi i autoriteti kompetent shtetërorë për  punën ekzekutive qe zhvillohet ne këtë fushë.