Trajtimi i nënprodukteve (mbetjeve) shtazore

Me datë 14 dhe 15 maj 2018 u mbajt punëtoria me temë “Kategorizimi, grumbullimi dhe transportimi i nënprodukteve shtazore”, për zyrtarët dhe inspektorët veterinar të Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë. Punëtoria u organizua nga instrumenti i asistencës teknike TAIEX, i Komisionit Evropian. Aty prezantuan ekspertë të fushës përvojat e tyre të fituara gjatë punës në vendet e tyre dhe institucione të BE-së. Kjo punëtori do t’i shërbejë Kosovës, për hartimin dhe implementimin e akteve ligjore, sa i përket trajtimit të nënprodukteve shtazore, duke pasur parasysh që AUV është përfituese e projektit të BE-së, ku së bashku me Qeverinë e Kosovës janë duke ndërtuar fabrikën e parë në rajon për përpunimin e nënprodukteve shtazore.

Një nga kriteret e rëndësishëm per plotësim e standardeve evropiane në fushën e sigurisë ushqimore, në agjendën e anëtarësimit në BE është trajtimi i mbetjeve me origjinë shtazore. Vendi ynë është ne rrugë të mirë qe të behet lider në ketë fushën në Ballkan. Kjo do të sjell përfitimi edhe në ruajtjen e ambientit dhe shëndetit publik në përgjithësi ku përfshihet shëndeti i njerëzve dhe kafshëve.