Takimin i parë i Bordit Drejtues në 2020

30 Janar 2020, është mbajtur takimi i parë i Bordit Drejtues të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë. Takimin e udhëhoqi z. Isuf Cikaqi – kryesues i Bordit dhe pjesëmarrës ishin të gjitha anëtaret ku u diskutuan pikat e rendit të ditës.  Drejtori Ekzekutiv z. Valdet Gjinovci prezantoi Planin e Punës për 2020 për secilën drejtori veç e veç dhe në fund e bëri një përmbledhje të planit për të gjithë institucionin.

z. Gjinovci prezantoi  planet kombëtare vjetore të kontrolleve zyrtare dhe mostrimit, përmes të cilave  përcaktohet frekuenca e numrit të kontrolleve zyrtare dhe mostrimit tek operatorët e biznesit me ushqim. Pastaj u vazhdua me planin e monitorimit të mbetjeve, planin e monitorimit dhe kontrollit të sëmundjeve të kafshëve si dhe planin individual të inspektoratit të agjencisë sipas sektorëve përkatëse. I gjithë aktiviteti i planifikimit të kontrolleve për vitin 2020 u dha për diskutim para bordit.

Anëtarët e bordit e mirëpritën pozitivisht prezantimin e planeve të aktiviteteve për vitin 2020.  U treguan të gatshëm që të përkrahin autoritetin në realizimin e plotë të planit të punës dhe kontrolleve zyrtare. Shprehen mendime dhe sugjerime për të gjitha dokumentet veç e veç duke kontribuar ne pasurimin e plotësim ndryshimeve dhe ideve për implementim me të plotë. Ata theksuan rëndësinë e kryerjes se punëve ne teren për ta mbrojtur shëndetin publik në vazhdimësi.

Ndër aktivitete e propozuar nga bordi theks i veçantë iu kushtua mbrojtjes se konsumatorit. Njoftimet e vazhdueshme mbi të gjitha risit qe dalin nga planet e punës, shqyrtimin e vazhdueshëm të ankesave siç është bërë ne vitet e fundit, si dhe  këtë vitë të bëhet me shumë ne fushën e edukimit dhe informimit.