Takimi i 6 i Shtabit të krizës për luftimin e sëmundjes MAD

Sot nën  udhëheqjen e  Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë z. Bekim Hoxha. U mbajte takimi i 6 i Shtabit të Krizës për menaxhimin e situatës me sëmundjen Murtaja Afrikane e Derrit. Ku pas prezantimit të situatës aktuale, nga analiza e prezantuar nga Drejtori i DSHMK z. Heta ekspertet e fushës. Situata është menaxhuar mire. Kjo dëshmohet edhe me faktin se prej rastit te fundit kane kaluar 21 dite dhe nuk është lajmëruar ndonjë rast ne popullatën e kafshëve shtëpiake (derrave të fermave)

Po ashtu situate me kafshët e egra është e qete sipas Mbikëqyrjes pasive të aplikuar  për monitorim të situatës ne Regjion dhe ma gjere. Andaj duke u bazuar në Ligjin e  Gjuetisë u rekomandua Hapjes se sezonit te gjuetisë per 2023. Te hapet zezona e Gjuetisë duke marr parasysh rekomandimet e ekspertëve vendor dhe ndërkombëtar.  Me të cilin obligohen Federata e Gjuetarëve dhe menaxheret e vendëgjuetive per zbatimin e masave te biosiguris. Po ashtu gjate aktivitetit te tyre të marrim mostra nga derrat e ngordhur apo te vrarë dhe të sillen  ne LUV per testim.

Fillimisht nga Federata e gjuetarëve të  organizohet trajnim i menaxherëve te vendgjuetive per aplikimin e masave te Biosiguris dhe Mënyra e marrjes se mostrave Mosrespektimi i tyre do të pasoj me masa ndëshkimore sipas legjislacionit ne fuqi. AUV gjatë gjithë kohës do ta monitoroj situatën, varësisht nga nevoja do të veproj.