Seminar për “Mundësitë dhe Kushtet e Eksportit”

Me datën 20.10.2016 në ambientet e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, u mbajt punëtoria me temë “Kontrolli i Eksportit” me ç’rast u trajtuan mundësitë, kriteret dhe obligimet e aktorëve të përfshirë në procedurat e realizimit të eksportit të produkteve ushqimore drejt vendeve anëtare të BE-së.

Punëtoria u organizua nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe partnerët e sajë nga projekti i Binjakëzimit – Autoriteti i Ushqimit të Saksonisë së Ulët nga Republika Federale Gjermane.

Në fjalën hyrëse Kryeshefi i Agjencisë z. Valdet GJINOVCI, falënderoi të gjithë pjesëmarrësit e pranishëm në punëtori, si znj. Christina GEHLSEN zv. Ambasadore e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë.

Një falënderim i veçantë u dedikua për znj. Daniela TOPIRCEANU nga Zyra e Komisionit Evropian në Kosovë, institucion i cili në vijimësi ka mbështetur dhe është duke mbështetur përmes projekteve AUV-në, në drejtim të avancimit për arritjen e standardeve të BE-së, me qëllim të përmbushjes së objektivave për integrim.

Në vazhdim Prof. Dr. Eberhard HAUNHORST –  President i Agjencisë Shtetërore të  Saksonisë së Ulët  për Mbrojtjen e Konsumatorit  dhe Sigurinë Ushqimore (LAVES) së bashku me stafin e tij prezantuan rregullat dhe kriteret të cilat duhet përmbushur prodhuesit Kosovarë si dhe institucionet e Republikës së Kosovës për të mundësuar eksportin e produkteve Kosovare në tregun e BE-së.

Prodhuesit vendorë të cilët ishin të ftuar në këtë punëtori, u ndanë jashtëzakonisht të kënaqur me prezantimet,  njohuritë dhe rregullat  e BE-së.