Përgjegjësit e bizneseve dhe inspektorët trajnohen për përdorim të sistemit TRACES

Më dt. 28 dhe 29.08.2023, ne Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë është mbajtur trajnim,  për  përdorimin e sistemit Traces.  I cili sistem obligator të përdoret nga vendet e CEFTAS ne lidhje me exportin e produkteve me origjine shtazore. Vënia në zbatim e sistemi informativ TRACES, mundëson menaxhimin e dokumenteve elektronike të informacionit vertikalisht dhe horizontalisht në formë të lehtë dhe të besueshme, duke siguruar të dhëna të përditësuara për kontrollet kufitare dhe ato të brendshme  si një bazë për vendim marrje.

Është e rëndësishme që Drejtoria e Veterinarisë të

krijojë udhëzues ose manuale për komunikimin dhe

Trajnimi është mbajtur dy dite. Dita e pare ka qen e dedikuar per Operatoret e Biznesit, për të cilët janë prezantuar udhëzimet se si të plotësohen format e kërkesave për certifikata, me rastin e eksportit të produkteve të tyre. Në ditën e dytë janë trajnuar Inspektoret Veterinar, per përdorimin e këtij sistemi per eksport te produkteve me origjine shtazore. AUV në vazhdimësi është duke punuar në avancim të njohurive të zyrtareve përgjegjës për të përdorur sistemet e avancuara të informacionit sipas praktikave të BE-së.