Përgatitja e trajnerëve për mbetje të pesticideve dhe trajtimi mbeturinave të PMB-vë

Projekti i Binjakëzimit nga BE \”Mbështetje në fuqizimin e kapaciteteve të sistemit të prodhimit dhe mbrojtjes së bimëve në Kosovë\” organizoi pjesën e parë të Trajnimit për Trajnues, udhëhequr nga Drejtori i Departamentit të Mbrojtjes së Bimëve në Shërbimin Shtetëror për Mbrojtjen e Bimëve në Letoni (SHSHMB) z.Vents Ezers dhe eksperti për siguri të konsumatorit dhe mbetje të pesticideve në Departamentin e Mbrojtjes së Bimëve në SHSHMB, znj. Laura Misina. Përfitues të trajnimit ishin zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural,  Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë dhe  Institutit të Bujqësisë në Kosovë,

Baza ligjore për Limitet Maksimale të Mbetjeve të Pesticideve (LMM) dhe procedurat për vendosjen dhe modifikimin e LMM është kufiri qe përcakton lejimin e produktit per treg, njohja me pasqyrën e anekseve nga Rregullorja (KE) Nr. 396/2005: lista e mallrave, LMM të aprovuara dhe çështje të tjera. Mbi këtë, u diskutua  korniza ligjore e hartuar për sistemin kombëtar të kontrollit të pesticideve në Kosovë. Ndërsa në trajnimin interakivë u përfshin diskutime mbi parimet e përgjithshme të vlerësimit të rrezikut ndaj konsumatorit, interpretimin e rezultateve të kontrollit të mbetjeve dhe masat që ndërmerren në rastet e mospërputhjeve të rezultateve.  Trajnerët e ri mësuan  për  planifikim të kontrolleve zyrtare në fushën e mbetjeve të pesticideve, programet kombëtare të BE për mbetje të pesticideve bazuar  në vlerësim  rreziku. Metodat të ndryshme për marrjen e mostrave në kontrolle zyrtare të mbetjeve të pesticideve në produktet me origjinë bimore dhe shtazore.

Menaxhimi i mbetjeve të pesticideve dhe klasifikimi i mbeturinave, teknika të pastrimit dhe eliminimit të paketimeve të pesticideve janë elemente të rëndësisë se veçantë për ambient. U trajtuan udhëzimet për asgjësimin e pesticideve të pa përdorëshme me theks të veçantë në strategjitë për parandalimin e akumulimit të tyre. Grupet dhanë  sugjerime për trajtimin e mbeturinave të pesticideve bazuar në situatën kombëtare në Kosovë. Përfshirja e akterëve kyç të menaxhimit të mbeturinave, rregulloret mbi klasifikimin, transportimin dhe riciklimin e mbeturinave, burimet e mundshme të financimit të skemave grumbulluese, kanalet e grumbullimit të mbeturinave dhe fatin përfundimtar të paketimit të mbledhur si dhe strategjinë e komunikimit lidhur me skemat për grumbullimin e mbeturinave.