Nuk do të ketë barriera për tregtim të miellit nga Kosova për ne Shqipëri

Sot ne Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë se Kosovës, u mbajt takim i përbashkët mes Institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë qe merret me kontroll të ushqimit. Të ftuar ne takim ishin  dhe përfaqësuesit e bizneseve ushqimore prodhues të miellit. Ky takim u mbajte pas problemeve të paraqitura për eksport të miellit në Republikën e Shqipërisë. Vet Edmond Panariti Ministër i Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave të Shqipërisë bashkë me stafin erdhi për të sqaruar të gjitha problemet qe janë paraqitur, për të tejkaluar sa me shpejt këtë ngërç tregtar. Ata u priten nga Dr. Valdet Gjinovci Kryeshef Ekzekutiv i AUV- së.

Fillimisht Dr. Gjinovci u urojë mirëseardhje drejtuesve të institucioneve shqiptare. I falënderoj për ardhjen e shpejt për të gjetur rrugen qe sa me shpejt të normalizohet qarkullimi tregtar i produkteve ushqimore mes dy  vendeve tona fqinje dhe vëllazërore. Jam i bindur se pas këtij takimi menjëherë do të sqarohen të gjitha keqkuptimet dhe keq interpretimet e krijuara. Produktet ushqimore të prodhuara ne vend janë të sigurta dhe sipas standardeve Evropian sepse monitorohen dhe kontrollohen nga AUV. Secila ngarkesë qe posedon certifikatën tonë është e sigurt kjo është dëshmuar dhe do të dëshmohet edhe ne te ardhmen.

Nga tani e tutje urojmë qe nuk do të kemi asnjëherë vështërsi të bizneseve qe tregtojnë anasjelltas. Dokumentet tona duhet të njihen reciprokisht. Do të punojmë edhe ne drejtim të harmonizimit të metodave laboratorike për analizim të mostrave ku ne ketë rast ka qen ndoshta shkaku kryesor i keqkuptimit ne interpretim. Duke përdorë metoda të ndryshme apo duke testuar mostrat dhe paraqitur rezultatet ne materie me gjendje te ndryshme agregate.

Ministri Panariti u shpreh se mirëpresin miellin dhe grurin e Kosoves dhe çdo produkte tjetër ushqimor qe prodhohet këtu. Ai tha së ka mundur të ketë pas keqkuptime rreth deklaratave, ne të dy autoritete qellim primar kemi të garantojmë siguri për produktet ushqimore për konsumatoret të dy vendeve. Kjo duke respektuar të gjitha standardet qe kanë vendosura vendet qe kanë nje sistem të avancuar të kontrollit ushqimore. Unë pash këtu sot rezultatet e analizave të miellit dhe numrin e proteinave të cekur. Na u shpjegua edhe metodologjia laboratorike qe është përdorur. Mielli i Kosovës është sipas standardit bazuar analizat e prezantuara. Ne tani kemi nxjerr një rregullore të re ku kemi ngrit nivelin e proteinave të kërkuara ne miellin qe përdoret për të gatuar bukë. Edhe sipas këtij niveli prapë mielli i prodhuar këtu i përmbush standardet për import ne Shqipëri,  nuk ka pasur ndalesë e as nuk do të ketë ne te ardhmen.

Me tej Panariti shtoi se vizita këtu përveç tejkalimit të këtij problemi është vizitë e  programuar për ta shpallur integrimin e kushteve të cilësisë se ushqimit. Ne nëntor do ta shpallim platformën shqiptare. Kjo platformë do të rregulloj çdo mosmarrëveshje. Do të bej lehtësimin dhe lejimin e mallrave. Platforma u takon produkteve ushqimore dhe bujqësore do të jetë dokument i obligueshëm dhe i diciplinueshëm.

Përfaqësuesit e fabrikave prodhuese të miellit paraqiten kërkesat para Ministrit. Kërkuan qe të organizohet një takim ne nivel ekspertesh për të diskutuar rreth niveleve të proteinave për tipe të ndryshme të miellit pas qe mielli sa me i bardhë ka proteina me pak. Ketë e argumentuan edhe me disa dokumente ta nxjerra sipas rregullimit ne vende tjera. Ata u shprehen se nuk ka ndalesa importi, por të ketë lehtësira rreth kërkesave për mostra dhe pritjeve të ngarkesave ne kufij. Falënderuan ministrin për gjetjen e kohës qe vet ti dëgjoj hallet e tyre dhe uruan qe kjo të zgjidhet ne afat sa me te shkurtër kohorë.