Nis vaksinimi kundër Brucelozës ne te gjitha fermat e Kosovës

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, përmes Drejtorisë se Shëndetit dhe Mirëqenies se Kafshëve, me fillimin e muajit Qershor ne tere territorin e Kosovës nis vaksinimin me qellim te luftimit te sëmundjes se Brucelozës ne dele dhe dhi. Te gjithë qengjat dhe kecat mes moshës 3-6 muajsh qe do te futen ne riprodhim për vitet e ardhshme do te vaksinohen.

Vaksinat dhe materiali tjetër përcjellës u është shpërndare te gjitha praktikave veterinare te kontraktuara nga AUV, me çka veterineret e licencuar ne komunat përkatëse do te bashkëpunojnë ngushte me fermerët te cilët mbarështojnë dele dhe dhi me qellim qe te arrihet të vaksinohen te gjitha tufat ne komunat e tyre. Implementimi i vaksinimit ne teren do te kontrollohet dhe monitorohet ne mënyrë profesionale nga trupat inspektuese veterinare dhe zyrtare te shëndetit dhe mirëqenies se kafshëve, nga AUV-ja.

Kërkojmë nga te gjithë fermerët, qe te kemi një sukses ne luftimin dhe kontrollin e kësaj sëmundje te jene bashkëpunues me te gjitha ekipet profesionale veterinere gjate gjithë kohës sa do te zgjasë fushata e vaksinimit.

Kjo do te ishte ne te mirën e fermerëve te cilët do të kenë tufe të shëndetshme qe nxjerr prodhime me te sigurta dhe me te larta e cila gjë do të ndikonte edhe ne ekonomit e tyre  familjare.

Mos bashkëpunimi i fermerëve ne kryerjen e vaksinimit te tufës se tyre kundër kësaj sëmundje do te jete ne përgjegjësi te vete fermerit. Ne raste te zbulimit te bruceloze nga tufa e tij ai do te sanksionohet me ligjet e aplikueshme ne Kosove. Gjithashtu fermerët te cilët refuzojnë vaksinimin ne tufat e tyre do te përjashtohen nga skemat e subvencionimeve dhe grandeve te planifikuara nga ana e Ministrisë se Bujqësisë.

Klinikisht në njerëz sëmundja shfaqet me: ethe intermitente, djersitje, dridhje, dhe dobësi e përgjithshme. Në meshkuj vërehen: orkite, epididimite, sterilitet. Njeriu mund të infektohet nga kafshët e infektuara: duke konsumuar qumështin e paveluar, produktet e qumështit,  akullore e bërë nga qumështi i pa vluar si dhe kontakti i drejtpërdrejt me dele e dhi sidomos gjate periudhës se lindjeve. Personat më të rrezikuar nga kjo sëmundje janë: fermerët, punonjësit e thertoreve, kasapët, veterinerët dhe laborantet.

Mbrojtja bëhet duke vendosur: masa te larta higjienike ne ferme gjate periudhës se lindjeve, pasterizimi i qumështit, ikja nga përdorimi i produkteve të qumështit të cilave nuk u dihet origjina, ndalimi i lëvizjes së kafshëve nga zonat e infektuara, mosblerja e kafshëve te pamatrikuluara, pa certifikata shëndetësore etj.

Te punojmë te gjithë se bashku qe te kemi ferma te shëndosha,  jete me te sigurt dhe mirëqenie me te mire.