Në Videjë të Klinës u vizitua thertorja për therjen e derrave i cila është në fazën e ndërtimit

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë si autoriteti më i lartë në Kosovë për kontroll të ushqimit dhe shëndetit të kafshëve, e konsideron si shumë të qëlluar investimin në ndërtimin e thertores në këtë Komunë.

Naser Krasniqi Zëvendës Kryeshef i AUV-së tha se,  përmes këtij projekti  ju dhe familjet tuaja, me rastin e therjes së kafshëve do të keni mundësinë që të therni në hapësira që garantojnë kushte higjienike sanitare e po ashtu  të kontrolluara nga autoriteti shtetëror dhe nga kjo do të nxirren produkte të sigurta për konsum.

Kafshët duhet të theren nën mbikëqyrjen e veterinerëve zyrtarë të autorizuar për kontrollin e kafshëve, ata kontrollojnë gjithë procesin para therjes  gjatë therjes dhe pas therjes. Ekziston një numër i madh i faktorëve mikrobiologjik të cilët mund të gjinden në organizmin e bagëtive dhe nëse nuk eliminohen gjatë kontrollit të therjes, mund të shkaktojnë ç’rregullime të mëdha në shëndetin e njeriut, sidomos ndikim më të madh kanë tek fëmijët dhe personat në moshë të shtyrë. Ky kontroll sigurisht se mundë të kryhet vetëm në hapësira të cilat garantojnë kushte higjienike, e që po ashtu janë të organizuara sipas kritereve që garantojnë siguri.

Përkrahja e Komisionit Evropian përmes këtij projekti, do të jetë ndihmës për komunitetin. Duke angazhuar rreth vete edhe shoqërinë civile. Qytetarët të Klinës do të jeni përfituesit më të mëdhenj, sepse ata direkt do t’i gëzojnë të mirat e projektit. Përkrahja e tyre do të prek direkt në gjënë më të çmueshmen, Shëndetin e të gjitha komuniteteve Klinas.

Ngritja e kapaciteteve për siguri ushqimore është direkt shëndet më i mirë për ju. Si implementues të projektit janë ekspertë nga Italia, të cilët me  përkushtim ngrisin nivelin e kontrollit ashtu sikurse i kushtojnë sigurisë ushqimore në vendin e tyre. Gjithë njohuritë e tyre do t’i përdorin këtu, pa rezervë që ky projekt të marrë formën e duhur.

Më tutje z. Krasniqi tha se, në emër të autoritetit shprehi gatishmërinë se do të angazhohemi me të gjitha kapacitetet të jemi pranë jush, në të gjitha fazat. Do i’u këshillojmë e do i’u monitorojmë bashkërisht do t’a bëjmë më të mirën të mundshme. Do të ndërtohet thertorja sipas standardeve më të larta e cila do të ketë hapësirë mirë të organizuar me kushte të mira teknike higjienike. Do i’u udhëzojmë edhe në krijimin e sistemit të vetë kontrollit, i cili garanton siguri për secilin produkt që del nga aty.