Monitorimi i dëmtuesve karantinor tek pemët farore

Bazuar ne planin e monitorimit i cili është hartuar ne bashkëpunim me ekspertet e projektit te binjakëzimit “Mbështetje në fuqizimin e kapaciteteve të sistemit të  prodhimit dhe mbrojtjes së bimëve në Kosovë ”, inspektoret Fitosanitar të Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë kanë vazhduar monitorimin e sëmundjes karantinore Erwinia amylovora- djegia bakteriale e shkaktuar nga bateria Erwinia amylovora e cila konsiderohet si sëmundje karantinore me pasoja serioze për bimët e familjes rosaceae , konkretisht për pemët farore si: dardha, ftoni, mushmolla , molla dhe shume bime nikoqire. Tani ka filluar faza e pare e monitorimit me  mostrim të bimëve për te vërtetuar dyshimet për prezencën apo jo në plantacionet tona. Rezultatet e analizave laboratorike do te vendosin për masat fitosanitare konform bazës ligjore ne mënyre qe te pengohet përhapja e kësaj sëmundje e cila ka potencial shkatërrues për bimët te cilat i atakon. Monitorimi ka filluar me pranin  e eksperteve te BE-së , duke aplikuar praktikat me të avancuara të vendeve te bashkimit Evropian.

Para fillimit te monitorimit janë hartuar Procedurat Standarde të Operimit dhe udhëzuesit për inspektor rreth procedurave te monitorimit, marrjes se mostrave dhe përgatitja e tyre për laborator. Rëndësia e monitorimit te sëmundjeve karantinore qëndron ne faktin se pas kësaj do te konstatohet gjendja reale sa i përket shëndetit bimore, si dhe do te përcaktohet statusi i organizmave nëse janë prezent ose jo ne bime dhe produkte bimore.

Ne aspektin me te gjer rëndësia e monitorimit do te ndikoj ne rritjen e besimit me partneret e jashtëm ndërkombëtar se Kosova është duke aplikuar standardet e avancuara qe kanë per qellim ruajtjen e shëndetit bimore sipas koncepteve të shteteve anëtare rreth pajtueshmërisë :

  • Për  të realizuar  eksport te sigurt
  • Eliminim të pengesave tregtare
  • Për të harmonizuar praktikat e shëndetit të bimëve
  • Lehtësuar komunikimin e çështjeve fitosanitare dhe
  • Forcimin e masave fitosanitare që duhen marrë kundër përhapjes se sëmundjeve