Masat e ndërmarra mbrojtëse ndaj sëmundjes së Tuberkulozit (TBC) të kafshët gjatë vitit 2012

Tuberkulozi (TBC) është sëmundje infektive, granulomatoze e shkaktuar nga bacile te gjinisë Mycobacterium. Ne te shumtën e rasteve ka karakter kronik, ajo prek te gjithë speciet e kafshëve shtëpiake dhe vete njeriun. Tuberkulozi i gjedhit është një nder zoonozat me të shprehura ne shume vende te botes.

Këtë sëmundje njerëzit kryesisht e marrin si rezultat i praktikave jo te mira higjienike të përpunimit të qumështit. Edhe vendi ynë si shume vende te rajonit dhe botes llogaritet si vend endemik sa i përket sëmundjes se TBC-se. Andaj ne kuadër te mbrojtës se shëndetit te kafshëve dhe shëndetit publike, Drejtoria për Shëndet dhe Mirëqenie te Kafshëve (DSHMK) ne kuadër te Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) gjate vitit 2012 ka aplikuar hipersensibilizimin  ndaj TBC ne lopë, ne fermat për prodhim të qumështit i cili konsumohet nga qytetaret e Republikës së Kosovës.

Ky program hulumtues dhe mbrojtës është aplikuar ne tere territorin e Kosovës gjate muajit nëntor-dhjetore 2012. janë testuar 20000 krerë gjedhe, ku pas leximit te rezultateve, vetëm 8 (tete) krerë gjedhe kane rezultuar pozitive ne TBC, ne Therande 1 (një), ne Lipjan 1 (një) dhe ne Shtime 6 (gjashte). Pas konfirmimit te rezultateve, ekipi profesional i AUV-se ne bashkëpunim me autoritete lokale komunale, bazuar ne ligjet e aplikueshme për veterinari ne Kosove ka ndërmarre veprimet e nevojshme. Është bere asgjësimi i këtyre kafshëve ne mënyre profesionale, ku është gjetur lokacioni i përshtatshëm për groposjen e kafshëve të therura, është dezinfektuar vendi i groposjes, mjetet dhe vete stalla ku kanë qëndruar kafshët, therja e kafshëve është bere duke respektuar metodat humane të therjes si dhe janë dhëne këshillat e nevojshme fermerit lidhur me sëmundjen ne fjale dhe sëmundjet tjera te shpeshta qe prekin kafshët.

DSHMK-ja e Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë edhe ketë vite vazhdon me programet e saja mbrojtëse kundër sëmundjeve qe munde të prekin kafshët dhe vete njeriun. Përmes programeve të luftimit të sëmundjeve të kafshëve  synojmë qe me kapacitete tona profesionale bashkërisht me praktikat private veterinare të kontraktuara nga AUV qe veprojnë ne terren në luftimin e kësaj sëmundje me çka do te ndikonim ne mbrojtjen e  shëndetit të kafshëve, atij publike si dhe do të zvogëlonim  humbjet ekonomike të fermerëve qe rezultojnë nga TBC-ja.

Ne si autoriteti më i lartë ne Republikën e Kosovës për mbrojtjen  e jetës dhe shëndetit të kafshëve dita ditës jemi duke avancuar procedurat praktike të luftimit të sëmundjeve në terren.

Kemi punuar shumë në koordinim me institucionet shkencore vendore dhe ndërkombëtare qe të kemi një vend sa më të mbrojtur nga sëmundjet e kafshëve.

Duke vendosur bazat e mirëfillta profesionale të veprimit adekuat në të gjitha rastet e shpërthimit të sëmundjeve qe mund të shfaqen në ter territorin e Republikës së Kosovës.