Licencimi i depove ftohëse

Me datë 20.01.2012. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë , në një solemnitet rasti lëshoj Vendimet e para për Aprovim e Depove Ftohëse të subjekteve afariste qe merren me importimin ruajtjen dhe distribuimin e produkteve ushqimore me prejardhje shtazore ,kryesisht të produkteve të mishit dhe qumështit.

Deri me këtë datë janë vlerësuar, aprovuar dhe kategorizuar 16 operatorë të cilët i plotësojnë kriteret teknike të ruajtjes dhe distribuimit të ushqimit, sipas legjislacioni në fuqi, aktiviteti do të jetë në vazhdimësi në kuptimin e pranimit dhe vlerësimit të aplikacioneve të bizneseve të reja në këtë fushë.

Z. Valdet Gjinovci kryeshef i AUV-së, falënderoj komisionin e vlerësimit të depove ftohëse i cili ka qen i angazhuar dhe ka bërë një vlerësim real, gjithashtu u falënderuan edhe bizneset te cilat po investojnë dhe po zhvillohen ne drejtim te ngritjes se kapaciteteve për rritjen e sigurisë se ruajtjes se ushqimit duke ndikuar me ketë veprim ne ruajtjen e shëndetit te qytetareve. Lista me emrat e operatorëve të aprovuar dhe kategorizimi i tyre do të jetë transparente dhe do të publikohet në ueb faqen zyrtare të AUV-së. Do te hartohen planet e kontrollit ne të cilat varësisht nga kategorizimi i tyre përcaktohet frekuenca e inspektimeve zyrtare të cilës do tu nënshtrohen operatorët ku ne nder kohë varësisht nga ndryshimi qe do të bëjnë ne përmirësim të kushteve të depove do të ngritën ne kategori ndërsa për ata operator të cilët nuk përmirësojnë kushtet do tu merret leja për operim.

Kategorizimi i depove ftohëse është kriter i Bashkimit Evropian qe ju parashtrohet të gjitha shteteve anëtare dhe u drejtohet edhe vendeve të cilat kanë synim anëtarësimin ne BE. Kategorizimin qe kemi bërë ne është parapërgatitje e plotësimit apo aplikimit të kushteve të cilat kërkohen, përmes kësaj AUV ka identifikuar depot të cilat kanë nevojë në mbingritjen e kapaciteteve infrastrukturore dhe zhvillimin e procedurave për të arrit standardet e BE-së për të operuar.

Gjithashtu u elaboruan edhe planifikimet lidhur me thjeshtësimin e procedurave të kontrollit që kanë të bëjnë me importin e produkteve ushqimore, gjithnjë në harmoni me rregullat e përcaktuara në legjislacion dhe Standarde Ndërkombëtare. Kryeshefi gjithashtu shprehi angazhimin e tij te vazhduar lidhur me krijimin e lehtësirave për operatoret e bizneseve synim ky i përcaktuar edhe nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Ku do të njihemi si vend i mirë i të bërit biznes.