Lejohet hapja e tregjeve të kafshëve

Agjencia e  Ushqimit dhe Veterinarisë ka shfuqizuar vendimin për mbylljen e tregjeve të kafshëve në të gjitha Komunat e  Republikës se Kosovës datë 24.06.2016, i cili është marrë si mase preventive  për parandalimin e përhapjes se  Sëmundjes Gungore te Lëkurës tek  kafshët e llojit të Gjedhit. Tani pas vaksinimit masiv të gjitha kafshëve të llojit të gjedhit  dhe kalimit të afatit kohor për tu fituar imuniteti i plotë tek kafshët ndaj sëmundjes. AUV do të lejoj funksionimi e tregjeve dhe lejimin e lëvizjes se kafshëve.

Pasi është bërë monitorimin i kryerjes se vaksinimit, dhe vlerësimi i situatës së zhvillimit të kësaj sëmundje. Bazuar në të dhënat nga tereni, sipas statistikave të rasteve të raportuara ka rënë numri i rasteve të  ngordhjes se kafshëve ne minimum dhe vaksina ka dhënë efektin e vet. Drejtoria e Shëndetit dhe Mirëqenies se Kafshëve e AUV-së ka rekomanduar  që mund të lejohet  hapja dhe funksionimi i tregjeve.  Kryeshefi Ekzekutiv i AUV-së bazuar në këtë rekomandim, ka nxjerr vendim për shfuqizimin e pikave të vendimit paraprak, me të cilin, lejohet hapja dhe funksionimi i tregjeve të kafshëve në gjithë territorin e Republikës se Kosovës.