Kumtesë për media

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, i\’u njofton për shfaqjen e sëmundjes Gungore të Lekurës te gjedhet edhe në Kosovë.

Agjencia konfirmon rastin e parë të Sëmundjes Gungore të Lekurës te gjedhet ose ndryshe e njohur si Lumpy Skin Disease (LSD) në fshatin Zhuje, Komuna e Kamenicës.

Ky rast është konfirmuar me anë të analizave të bëra në Institutin Kombëtar për Kërkime Veterinare Diagnostike në Sofie, Republikën e Bullgarisë.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është duke i ndërmarrë të gjitha masat konform të legjislacionit në fuqi për parandalimin e përhapjes së sëmundjes edhe në Komunat tjera.

Për zbatimin e këtyre masave janë informuar të gjitha Komunat e Republikës së Kosovës si dhe Policia e Kosovës.

I\’u rikujtojmë edhe njëhere se Sëmundja Gungore e Lëkurës së Gjedhet nuk paraqet rrezik për shëndetin publik.