Inspektorati Fitosanitar i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, në bashkëpunim me TAIEX organizuan një trajnim pesëditor rreth krijimit të zonave mbrojtëse të bimëve në Kosovë. Ekspert ndërkombëtar dhe përfaqësuesit e MBPZHR-së ishin pjesëmarrës të cilët dhanë kontribut në pasurimin e trajnimit me ide rreth mbrojtëses adekuate të bimëve. Trajnimi ishte një javor ku përmes ligjëratave seminarike dhe punës praktike u mësuan njohuri të reja që do të aplikohen në të ardhmen.
Mbështetja e TAIEX-it për organizimin e takimit duke angazhuar një eksperte nga Italia me bagazh të lartë të njohurive profesionale e cila po ashtu punon në një universitet prestigjioz në Itali, është një kontribut i çmuar në fushën e zonave të mbrojtura në shkëmbim të përvojave të arritura në BE. Kjo paraqet një sukses të lartë për autoritetet vendore si një standard i lartë sa i përket aspektit Fitosanitar në mbrojtjen e bimëve. Me zona mbrojtëse nënkuptohet, krijimi i zonave pa praninë e organizmave të dëmshëm dhe mbajtja e tyre nën kontroll të shtuar në mënyrë që të ndalohet shfaqja e organizmave të dëmshëm (sëmundjeve dhe dëmtuesve) si dhe përhapja e tyre.
Si qëllim kryesor i trajnimit pese ditor ishte draftimi i udhëzimit administrativ, për krijimin e Zonave Mbrojtëse të bimëve dhe rregullat e inspektimit fitosanitar në këto zona, i cili do të jetë në përputhje të plot me rregullat e BE-së si dhe specifikave që i ka Kosova për krijimin zonave mbrojtëse. Që udhëzimi të bëhej i zbatueshëm në praktik pas miratimit të tij, ekspertja ndërkombëtare bashkë me trupat inspektuese zyrtare shtetërore vizituan dy zona me tipare dhe karakteristika të ndryshme që po ashtu merren edhe me kultura të ndryshme bimore. Së bashku identifikuan problemet të cilat duhet të rregullohen me udhëzim administrativ.
Regjionet të cilat u vizituan gjatë trajnimit ishin Vushtrria konkretisht fshati Pestovë i cili shquhet për kultivimin e patates, vizita tjetër ishte në Lipjan në fshatin Llugagji në të cilën shtrihet kompleksi i sipërfaqeve të mbjellura me pemishte. Në këto vizita janë mësuar sukseset e arritura në instalimin e GLOBALGAPIT (Praktikave të mira bujqësore), HASAPIT dhe ISO STANDARDEVE. Ekspertja bashkë me pjesëmarrësit vlerësuan lartë të arriturat dhe konstatuan se krijimi i zonave te mbrojtura si një standardi i lart Fitosanitar mund te arrihet me përpjekjet e pa ndalura. Duke filluar nga baza ligjore e cila do të vazhdoj me trajnimet dhe shkëmbimin e përvojave me vendet e BE-së.
Valdet Gjinovci, Kryeshef Ekzekutiv i AUV-së personalisht vizitojë pjesëmarrësit e trajnimit. Ai falënderoi TAIEX-in për mbështetjen e vazhdueshme që është duke i dhënë AUV-së në ngritjen kuadrit profesionale dhe kapaciteteve ligjore. Me sjelljen e eksperteve këtu por edhe me vizitat që i organizon për stafin tonë jashtë vendi. Ky bashkëpunim do të vazhdojë për të arritur ngritje të vazhdueshme të stafit në aspektin profesional për të bërë më të mirën në terren.