Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë Dr. Valdet Gjinovci, sot organizoj takim, me prezantime për njoftimin e stafit drejtues me teknikat dhe mënyrat e komunikimit në situatën e pandemisë neper të cilën po kalojmë. Komunikimi i rrezikut si shtyllë përbërëse e AUV-së, është i nevojshëm qe të testohet dhe të pajiset me njohuritë mbi ndryshmet e vazhdueshme qe burojnë në fushën e komunikimit të brendshëm dhe të jashtëm. Njerëzit në kohë krizash me shumë se kurrë kanë nevojë për informata. Andaj bashkë me zyrën e komunikimit u prezantuan format dhe modelet qe duhet ndjekur për të zhvilluar një komunikim të drejt, të saktë të udhëhequr nga parimet e transparencës dhe sinqeritetit duke respektuar afatin kohë. Të gjithë udhëheqësit e sektorëve rifreskuan njohuritë e tyre mbi rëndësinë e bashkëpunimit dhe bashkëveprimit për të rritur nivelin e komunikimit si shkak i nevojës se paraqitur. Si autoritet jemi të përgatitur mire për të zhvilluar komunikim të mirëfillta me audiencat, grupet e interesit dhe median.