Investohet ne ngritjen e cilësisë se qumështit dhe produkteve te qumështit

Vendi ynë dita ditës po  përparon  ne zhvillimin ekonomik, kjo po dëshmohet edhe sot ku përveç temave te përditshme qe janë shumë me rendësi rritja e punësimit dhe rritja e prodhimit vendor  ,  sot jemi duke ecur edhe një hap tutje, ku  sot po ngrisim  kapacitete për rritjen e  cilësisë dhe sigurisë  se produkteve vendore  gjë e cila  direkt do te ndikoj ne shëndetin e qytetareve.

Kjo fabrikë prodhuese edhe deri sot ka tentuar te avancoj ne cilësi te prodhimeve,  ky  projekt i cili financohet nga Bashkimi Evropian qe  sot po vuhet ne jetë është ndihmesë e madhe drejt arritjes se standardeve te bashkimit evropian për siguri dhe cilësi te prodhimeve ushqimore.

Mbështetje e industrisë ushqimore ne krijimin e praktikave te mira higjienike te punës dhe implementimin e sistemeve te sigurisë së ushqimit si ne rastin konkret HACCP sistemit qe garanton  qytetaret tonë  se do të konsumojnë produkte po aq te sigurta sa edhe ata te Bashkimit Evropian.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë si autoriteti me i lart për sigurinë ushqimore sot e ndjehemi  veten  mirë  sepse nga fabrikat tona të cilat  po ngrisin kapacitete te standardeve te avancuar do të ju garantojmë qytetareve ton  cilësi edhe me te lart të produkteve.

Synim i joni i përbashkët me prodhuesit është qe  te ecim edhe me tutje qe  produkte vendore me cilësin e tyre  te jen kunkurente edhe ne tregun e jashtëm. Ne vendet e zhvilluara konsumatoret janë ata te cilët kriter bazë  për blerjen e produkteve e kanë cilësinë e tyre.

Ky vlerësim  ka filluar  te zhvillohet edhe ne Kosovë,  na gëzon neve, si autoritet sepse nga cilësia e ushqimit ruhet jeta dhe shëndeti i qytetareve. Cilësia dhe siguria e  Qumështit dhe produkteve nga qumështi në këtë rast, paraqet nje nder ushqimet bazike te njeriut prej ditëve  te para te jetës, shtyllën  me te rëndësishme te zhvillimit, te një shoqërie te shendosh qe është misioni ynë.