Inspektimi i pajisjeve për aplikimin e Produkteve për mbrojtjen e bimëve

Inspektimi dhe kalibrimi i pajisjeve për aplikimin e produkteve për mbrojtjen e bimëve është i rëndësishëm për të pasur përdorim të qëndrueshëm të sigurt dhe i cili garanton efikasitet. Mirëmbajtja dhe rregullimi i përshtatshëm i pajisjeve për aplikimin e produkteve për mbrojtjen e bimëve është thelbësore për cilësinë e spërkatjes gjatë përdorimit të produkteve të mbrojtjes të bimëve, duke kursyer para për fermerin dhe duke reduktuar rreziqet për shëndetin e njeriut dhe mjedisin.

Në kuadër të Projektit të Binjakëzimit KS 15 IPA AG 01 16 \”Mbështetja për forcimin e sistemit dhe kapaciteteve të prodhimit të bimëve në Kosovë\”, po hartohet baza ligjore, e cila do të kërkojë që të gjitha pajisjet për aplikimin e produkteve të mbrojtjes së bimëve në përdorim në Kosovë ti nënshtrohen inspektimit të rregullt, të kryer nga organet e akredituara të inspektimit të cilat do të marrin licencë nga MBPZHR.

Ekspertët e Projektit të Binjakëzimit organizuan trajnime për përfaqësuesit e MBPZHR, AUV-së dhe IBK  lidhur me bazën ligjore dhe procedurën e inspektimit të pajisjeve për aplikimin e produkteve të mbrojtjes së bimëve, sigurinë e punës, si dhe kërkesat nga organi inspektuese. Trajnimi përfshinte ligjërata teorike, si dhe demonstrime praktike në terren, ku pjesëmarrësit kishin mundësi të inspektojnë vetë pajisjet. Kursi zbatoi parimin \”trajnimin e trajnerëve\” me qëllim që të trajnuarit të përhapin më tej njohuritë e tyre për të gjitha palët e përfshira në sistemin e inspektimit.