Drejtoria e Shëndetit Publik, mban trajnim për inspektorët veterinarë mbi praktikat e mira të kontrollit, gjatë procesit të therjes

Me datë 25.10.2012, Drejtoria e Shëndetit Publik, AUV  mbajti trajnim për inspektorët veterinarë të Agjencisë dhe Kuvendeve Komunale lidhur me kontrollin e therjeve të kafshëve.

Duke ditur rolin dhe rendësin qe ka veterinari gjatë procesit të therjes kemi ndjekur të gjitha hapat e nevojshëm të kontrollës se detajuar duke ofruar shembuj dhe ide se me çfarë lloj rastesh mund te hasin gjatë punës ne thertore. Është punë e ndjeshme pasi qe zinxhiri i kontrollit ne thertore donë përkushtim dhe profesionalizëm qe një therje të konsiderohet e sigurt, nga e cila përfitojmë produkte të sigurta për konsum. Në këtë trajnim ,u shqyrtuan teknikat e kontrollit të therjes,mënyrat e performimit të kontrollit,indet të cilat duhet të kontrollohen si dhe ndryshimet patologjike të cilat mund të gjinden në pjesë të ndryshme të karkaseve .

Pjesa teorike e trajnimit u mbajt në hapësirat e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, ku me anë të prezantimeve në mënyrë  ilustrative përmes fotove, u shpjeguan disa nga veçoritë e kontrolleve për të cilat duhet pas kujdes gjatë kontrollit para therjes, gjatë dhe pas therjes. Prezantimet ishin të nivelit më të lartë profesional të krahasueshme edhe me prezantimet e praktikave me te mira të vendeve të zhvilluara.
Pjesa praktike e trajnimit u mbajt në thertoren”Kualiteti”në Prishtinë me ç’rast inspektorët patën mundësinë të shohin procedurat e inspektimit të  demonstrojnë ato dhe  në mënyrë interactive të marrin pjesë në kontrollin e kafshëve para, gjatë dhe pas therjes.

Në këtë modul të trajnimit u shpjeguan teknikat e kontrollit siç janë inspektimi,palpimi dhe incizimi i indeve dhe pjesëve të ndryshme të karkaseve siç janë nyejt limfatike si indikatorë të ndryshimeve patologjike ,organeve të mbrëmshme siç janë mushkëritë, zemra, mëlçia dhe shpretka, si dhe pjesë të ndryshme të indeve tjera në të cilat mund të shfaqen ndryshimet si në ngjyrë, aromë ose në konsistencë të cilat mund të vërehen edhe më shikim. Ky shpjegim me anë të abduksionit të kafshës në therje ishte shumë frytdhënës për pjesëmarrësit pasi qe ofrohej shpjegim direkt, praktik i komplet anatomisë së brendshme të kafshës. Nëse këtu kontrollohet gjithçka sipas anës profesionale atëherë këtu mund të vërehen të gjitha ndryshimet shëndetësore që mund ti këtë kafsha për therje .

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë gjegjësisht Drejtoria e Shëndetit Publik do të vazhdojë me trajnime të mëtutjeshme në te ardhmen të inspektorëve dhe zyrtarëve tjerë me module të ndryshme për procedurat e inspektimeve të therjeve. Këto trajnime do të organizohen edhe për inspektorët e Kuvendeve Komunale me qëllim të ngritjes së kapaciteteve njerëzore, gjithnjë në frymën e bashkëpunimit dhe përkushtimit për ngritjen e nivelit të kontrollit  të sigurisë ushqimore.

Drejtoria e Shëndetit Publik e AUV-së në mënyrë të vazhdueshme është duke punuar në aktivitetet legjislative, harmonizimin e tyre me të Bashkimit Evropian nxjerrjen e strategjive dhe dokumenteve të tjera për sigurinë ushqimore më qellim të avancimit të punës së organeve që punojnë për kontrollin e sigurisë dhe cilësisë së ushqimit. Këtë punë dokumentuese përmes trajnimeve gjithmonë e transmeton  tek personat që direkt janë ne teren ne kontroll ushqimore. Vendi ynë ka shënuar progres të dukshëm ne kontroll të ushqimit.