Me ftesë te Komisionit Evropian Drejtori Ekzekutivi Agjencisë se Ushqimit dhe veterinarisë Dr. Valdet Gjinovci, morri pjese në takimin katërmbëdhjetë të ekspertëve për Ethen Afrikane të Derrit i cili u mbajt data 10-11 shtator në Sofje të Bullgarisë. Qellim i takimit ishte diskutimi mbi problematikën e sëmundjes në vendet e BE-së. Masat të cilat duhet të ndërmerren për parandalimin në përhapjen e sëmundjes, tek fermat e derrave dhe tek derrat të egër mbi sfidat me të cilat janë duke u ballafaquar vendet e ndryshme. Komisioneri i Bashkimit Evropian për shëndet dhe siguri te ushqimit z. Vytenis Andriukaitis dhe znj. Monique Eliot, Drejtoreshë e Përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtar për Epizooti (OIE) dhe përfaqësuesi i zyrës se Drejtorisë së përgjithshme për shëndet dhe siguri të ushqimit ne Komision Evropian u është adresuar të pranishmëve. Në takim ishin pjesëmarrës Ministrat e Bujqësisë nga vende e Ballkanit Perëndimor dhe ekspertët e Komisionit Evropian.
Rekomandimet e takimit ishin qe vendet e Evropës Juglindore, veçanërisht Ballkanit të rrisin ndjeshëm bashkëpunimin ndërkufitar, koordinimin ndërmjet autoriteteve kompetente veterinare që bashkërisht të punojnë në zhvillimin e fushatave vetëdijesuese dhe strategjive për luftimin e sëmundjes, ndërgjegjësimin publik dhe komunikimin e rrezikut. Këto buruan nga takimi i katërmbëdhjetë i Grupit të Përhershëm të Ekspertëve për Sëmundjen e Ethes Afrikane te derrit në Evropë, nën kujdesin e Kornizës Globale për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të Kafshëve – GF TADS, që u mbajt në Sofje, Republika e Bullgarisë.