AUV përkrah krijimin e klimës së favorshme për bizneset ne Kosovë

Me hyrjen ne fuqi të rregullores 18/2012 për caktimin e kushteve të shëndetit të kafshëve dhe shëndetit publik dhe certifikimit veterinarë për import të qumështit të pa përpunuar, të përpunuar dhe produkteve të tij ne Republikën e Kosovës. Rregullorja përcakton listën e shteteve dhe format e certifikatave të cilat duhet të plotësohen për import në Republikën e Kosovës.   Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë me anë të kësaj rregulloreje për të përkrahur bizneset dhe për të krijuar një klimë sa më të favorshme të berit biznes në Kosovë ka eliminuar lejet e importit për këtë kategori të produkteve. Të gatshëm që ne çdo kohë ti ndjekim politikat shtetërore për zhvillim ekonomik  ne si institucion jemi duke ndërmarrë veprime te vazhdueshme për ta përkrahur këtë synim nacional.  Me heqjen nga përdorimi të këtyre leje zvogëlohet volumi i dokumentacionit të kërkuar, shkurtohet koha e procedurave për import dhe ulen shpenzimet për biznese. Të gjitha kërkesat qe dalin nga komuniteti i biznesit gjithmonë i kemi marrë parasysh aty ku kanë qenë të arsyeshme dhe ne përputhje me ligjin janë aprovuar.

Këto masa ne asnjë momente nuk e zbehin kontrollin profesional të produkteve ushqimore të importuara. Deri me sot nuk kemi pas asnjë helmim me ushqim të qytetareve të Republikës se Kosovës, ky rezultat është falë përkushtimit, profesionalizmit dhe avancimit të procedurave standarde të kontrollit kufitar qe tani jemi duke i aplikuar. Procedurat që ne aplikojmë ne kufij janë të njëjta më të vendeve më të zhvilluara të BE-së, kemi një bashkëpunim të vazhdueshme me autoritete kombëtare të ushqimit të vendeve eksportuese për Kosovë, ky fakt ndihmon ne gjurmueshmeri  dhe verifikim të vërtetësisë së dokumentacionit shëndetësorë qe prezantohet tek ne.  Duke e ditur qe vendi ynë ka një import të lartë të produkteve ushqimore falë kontrollit të inspektorëve veterinarë, fitosanitar kufitarë është arritur që këto produkte të jenë të sigurta për shëndetin publik.

Masat e ndërmarra janë  përmbushje e kritereve për anëtarësim në familjen e Bashkimit Evropian.  Të gjitha obligimet që dalin nga vlerësimet e institucioneve të BE-së AUV është duke i përmbushur brenda afateve kohore të kërkuara. Bashkëpunimet në frymën e lojës  fer-play janë duke nxjerr edhe rezultate te avancimit të sigurisë ushqimore. Prodhuesit vendor me investimet e tyre por edhe me përkrahjen e Qeverisë së Kosovës dhe Organizatave Ndërkombëtare është ngritur cilësia e produkteve vendore të cilat janë konkurruese ne treg.