AUV dhe OVK nënshkruan memorandum bashkëpunimi për identifikim dhe regjistrim të qenve me pronar

Sot ne Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit nga  Drejtori Ekzekutiv i AUV-së z. Flamur Kadriu dhe Kryetari i Odës Veterinare të Kosovës z. Xhevdet Krasniqi. Për bashkëpunim në fushën e identifikimit dhe regjistrimit të qenve me pronar. Me qëllim që OVK-së, ti hapet rrugë për procedurat për furnizim me mikroçipa dhe pasaporta për qentë me pronar, sipas formës qe zgjedh OVK për sigurim të tyre. Pastaj subjektet veterinare private do të kenë mundësi të furnizohen përmes OVK-së me këto materiale. Qe të mundësohet tutje ofrimi i shërbimit të Identifikimit dhe Regjistrimit të qenve me pronar.

AUV merr obligim që OVK-së t’ia ofron formën zyrtare të pasaportës së qenve specifikacionin e mikroçipave të kafshëve shoqëruese sipas standardeve ISO. Dhe numrin serik kombëtare të tyre. OVK obligohet që në mënyrë të vazhdueshme, të mbajë shënime të dhëna për çdo prodhim të mikroçipave dhe pasaportave. Po ashtu obligohet që pas çdo ngarkese me pasaporta dhe mikroçipa. Të subjekteve veterinare të licencuara, në mënyrë të vazhdueshme të raportojë tek AUV.