AUV dhe ISUV për bashkëpunim në shfrytëzim të kapaciteteve të dy laboratorëve shtetërore

Duke qenë se jemi duke punuar fort për fuqizimin e kapaciteteve tona laboratorike dhe teknike për te qenë në një linjë me politikat orientuese të MBZHR, shpesh lind nevoja e bashkëpunimit midis vendeve. Në kuadër të saj sot në ambjentet e ISUV u zhvillua një takim miqësor midis Drejtorit të Pergjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Ushqimit të Kosovës Z. Hoxha si dhe Drejtorit të Përgjithshëm të ISUV Z. Ajdini.

Në takim u diskutua mbi organizimin dhe kapacitet tona aktuale laboratorike dhe teknike, akreditimin, shkëmbim eksperiencash mbi investime prioritare, shërbimet që ne ofrojmë si dhe vendosjen e urave të bashkëpunimit midis dy institucioneve, sidomos në fushën e mbrojtjes së bimëve dhe mikrobiologjisë ushqimore, por edhe fushave të tjera për të cilat vendet tona kanë një avatazh krahasues me qellim rritjen e eksporteve si sektori vajit të ullirit, sektori i enologjise dhe vreshtarisë, bimëve medicinale, etj.