Autoritete kufitare qe funksionojnë në kuadër të MIK do të vazhdojnë me aksione të përbashkëta

Sot në objektin e AUV-së mbajtën takim autoritetet për kontroll kufitar qe funksionojnë në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit MIK. Polica e Kosovës, Doganat e Kosovës dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë. Me qellim të koordinimit të aksioneve të kontrollit sipas rekomandimeve të dhëna nga Njësia e Përbashkët për Inteligjencë Analizë të Rrezikut dhe Kërcënimeve NJPIARK qe funksion në kuadër të Qendrës Kombëtare për Menaxhim të Kufirit QKMK. Aksionet e përbashkëta do të nisin nga shkëmbimi i informacioneve në kohë reale. Me qellim parandalimin e krimit ndërkufitar, evazionit fiskal dhe mbrojtjen e shëndetit publik.

Të tri ekipet drejtuese të autoriteteve kufitare, njëzëri shprehen gatishmërinë për të vazhduar me punën e përbashkët. Duke e vlerësuar lartë punën dhe të arriturat e deritanishme të organizatës shtetërore MIK, bashkë me mekanizmat e sajë mbështetëse. Sukseset e arritura deri me tani përben bazën e mjaftueshme për forcim të mëtutjeshëm të këtij bashkëpunimi. U prezantuan një vargë aksionesh të përbashkëta të cilat kanë rezultuar me ndalim të shumë dukurive të jashtëligjshme.  Nga të gjitha regjionet dhe pikat kufitare u prezantuan statistikat vjetore të rasteve të parandaluara, bashkë përfitimet shtetërore dhe të mbrojtjes se qytetareve dhe bizneseve. Funksionimi 24 orësh i QKMK është duke i ndihmuar të gjitha pikat me informata për parandalim të dukurive të ndëshkueshme.

U vlerësua lartë bashkëpunimi me qytetaret të cilët me raportimet e tyre po e lehtësojnë punën në kapjen e personave të cilët bëjnë veprime të ndaluara. Njëkohësisht përmes falënderimit drejt tyre u kërkua qe të vazhdoj bashkëpunimi secili qe ka informata të raportoj në linjën pa pagesë:

080050095 thirrje pa pagesë

050095 Sms (mesazhe)

Raportimi juaj ndihmon shtetin në parandalim të rreziqeve, ruan ekonominë dhe shëndetin publik