Asgjësohen kozmetik dhe produkte natyrore me afat te skaduar

Inspektorati sanitar i Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë me kërkesën e palës për verifikim të produkteve qe tregton ka hasë ne produkte me afat të skaduar të cilat janë tërhequr nga tregu dhe pastaj janë asgjësuar. Gjatë verifikimit të datave të skadencës të operatori i biznesit i cili importon këto produkte nga Hungaria është hasur në kalim të afatit të qëndrueshmërisë ku si te tilla në bazë të ligjve në fuqi të aplikueshme në Republikën e Kosovës janë te ndaluara për qarkullim ne treg dhe ndaj tyre merret vendim për asgjësim për tu pamundësuar qe ato te vinë deri te konsumatori. Kjo sasi është konfiskuar në Prishtinë ndërsa asgjësimi është kryer në prani të inspektorëve të AUV-së në Mitrovicë . Produktet janë disa lloje te çajit dhe produkte kozmetike kryesisht kremra janë mbi 20 lloje të produkteve të cilat shprehur në vlerë monetare janë mbi 7700 euro.