Agjencitë ne kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit(MIK) asgjësojnë 10,260 kg produkte ushqimore të kontrabanduara

Sot u asgjësuan 10,260 kg produkte ushqimore nga agjencitë që funksionojnë ne kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit (MIK) Policia e Kosovës, Doganat e Kosovës dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë. Kanë ndaluar dhe sekuestruar mallrat te cilat kanë tentuar të futen ilegalisht ne territorin e Republikës se Kosovës. Këto mallra janë konfiskuar nga Policia dhe Doganat dhe janë mbajtur ne Depon Doganore ne Mitrovicë. Me kërkesën e tyre për kontrolle nga Inspektoret e  Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë  për verifikimi e produkteve ushqimore për lejim të shitjes në treg. Inspektorët kanë konstatuar se mallrave u mungon dokumentacioni i cili garanton sigurinë, cilësinë dhe kualitetin e produkteve, çertifikata shëndetësore, çertifikata e origjinës dhe dokumentacioni tjetër përcjellës. Përveç këtyre kushtet e ruajtjes dhe transportit  nuk kanë qen adekuate sipas standardeve. Ne bazë të këtyre arsyejeve është vendosur nga Inspektorët kompetent ata veterinar dhe fitosanitar qe kjo sasi e produkteve ushqimore të asgjësohet për të pamundësuar daljen e tyre ne treg ku do të rrezikohej shëndeti i qytetareve. Asgjësimi është kryer nen mbikëqyrjen e inspektorëve të agjencive ne kuadër të MIK-ut, ne  depon e  mbeturinave në Mitrovicë. Llojet e produkteve kanë qen me origjinë shtazore dhe bimore: mish dhe produkte mishit, qumësht dhe produkte të qumështit, mallra konditorike.

Të tri institucionet për ruajtjen e kufirit janë te përkushtuara maksimalisht qe te parandalojnë çfarëdo mundësie të  futjes se mallrave ne mënyrë ilegale për të i’u shmangur kontrollit shëndetësor dhe taksave shtetërore. Të gjitha mallrat qe ndalohen pa dokumentacion ne tërë territorin e Republikës se Kosovës do të sekuestrohen , asgjësohen. Kryesit e këtyre veprave do të paraqiten para drejtësisë