Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë z. Bekim Hoxha, sot vizitojë pikën e kontrollit inspektues të AUV-së në Portin e Durrësit. Aty u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Portual z. Pirro Vengo. Temë kryesore e takimit ishte bashkëpunimi mes dy institucioneve dhe koordinimi rreth lehtësimit të procedurave të kontrollit për bizneset. Duke qen se, të dy autoritete tani punojnë ne zyre të përbashkëta. Është i domosdoshëm edhe koordinimi për të gjete modalitetet dhe mundësitë për krijim të lehtësirave për bizneset nga të dy anët e kufirit. Porti i Durrësit është porta e mallrave të Shqipërisë dhe Kosovës andaj duke nisur nga këtu, të hapën mundësi me të mëdha në procedura me të shkurtra për qarkullim të mallrave. Z. Hoxha duke qen se ishte në takimin e parë me autoritetin Shqiptar në cilësinë e drejtuesit të autoritetit të ushqimit të Kosovës, u shpreh se: Do të jem i hapur për të gjitha kërkesat dhe idetë qe dalin për ti dhen shtytje me të madhe bashkëpunimit tonë si dy shtete vëllazërore.
Hoxha qëndroj edhe ne zyrat e inspektoratit veterinar dhe fitosanitar të AUV-së në Port të Durrësit. Për tu njohur nga afër me punën dhe angazhimin e inspektorëve në kontroll të mallrave qe vijnë për konsumatorët e Kosovës.