Venera Çerkini

Venera Çerkini

Drejtoreshë Ekzekutive në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë

Me përvojë mbi 18 vite në administratë publike dhe menaxhim institucional. Me përvojë në udhëheqje dhe menaxhim të proceseve administrative. Përvojë në hartimin dhe planifikimin e politikave publike, menaxhimin e situatave komplekse. E provuar në arritje të rezultateve, promovim të transparencës, llogaridhënies dhe përmirësimit të vazhdueshëm të performancës institucionale. Me njohuritë profesionale nga fusha e së drejtës, ka dhënë kontribut të çmuar në hartimin e akteve ligjore për shumë institucione.

Znj. Venera Çerkini, me suksese të larta, ka përfunduar studimet pranë Universitetit të Prishtinës, Fakulteti Juridik. Ka vazhduar studimet pasuniversitare duke fituar gradën Master i Shkencave në të Drejtën Kushtetuese dhe Administrative.

Karrierën profesionale, znj. Çerkini e filloi në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal në vitin 2008. Ajo ka mbajtur pozita të ndryshme udhëheqëse, si: Drejtoreshë e Departamentit Ligjor dhe Drejtoreshë e Departamentit të Monitorimit të Komunave. Nga pozitat që ka ushtruar, ajo kontribuoi në përmirësimin e kornizës ligjore, në fuqizimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të qeverisjes lokale, si dhe në ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët dhe komunitetin.

Në periudhën janar 2022 – shkurt 2023, znj. Çerkini ushtroi detyrën e Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, pozitë kjo më e larta administrative në institucion. Gjatë kësaj periudhe kohore, ajo luajti rol kyç në avancimin e reformave në këtë ministri.

Në fillim të vitit 2023, ajo u emërua në pozitën e Drejtoreshës Ekzekutive të Agjencisë për Zhvillim Rural, në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Gjatë kësaj periudhe, kjo Agjenci zhvilloi projekte të rëndësishme në fushën e zhvillimit bujqësor. Si udhëheqëse, përveç iniciativës, ajo drejtoi projekte të cilat dhanë rezultate në avancimin e politikave nacionale bujqësore.

Nga shtatori i vitit 2023, znj. Çerkini u emërua Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, pozitë kjo më e larta administrative në Ministri. Me përkushtim dhe vizion, ajo krijoi strukturë për zhvillimin dhe fuqizimin e këtij sektori. Bujqësia, për ekonominë e Kosovës, konsiderohet një ndër sektorët më të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit.

Nga shtatori i vitit 2026, znj. Venera Çerkini është drejtuese e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, institucioni më i lartë në fushën e kontrollit të sigurisë ushqimore, shëndetit të kafshëve dhe bimëve.