z. Gjinovci takoi Shefin e Shërbimit Veterinar të Zvicrës

Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Dr. Valdet Gjinovci, është pritur  në takim nga Dr. HansWyss, me detyrë shef i Shërbimit Veterinarë të Zvicrës.

Z. Gjinovci dhe Z. Wyss, njoftuan njeri tjetrin lidhur me rolin, detyrat dhe përgjegjësitë e shërbimeve të autoriteteve kompetente nga dy vendet respektive, duke diskutuar për prioritetet dhe programet, të cilat kanë për qëllim ngritjen e nivelit të sigurisë së ushqimit dhe shëndetit të kafshëve në vendet që përfaqësojnë.

Duke e vlerësuar lart partneritetin në mes të dy autoriteteve respektive, bashkëbiseduesit u dakorduan të vazhdojnë bashkëpunimin edhe në të ardhmen, përmes projekteve të përbashkëta me fokus në fushën e Sigurisë së Ushqimit dhe Shëndetit dhe Mirëqenies së Kafshëve.

Gjatë takimit të përbashkët po ashtu u diskutua edhe mbi formën e menaxhimit dhe trajtimit të kafshëve shoqëruese dhe rreth mundësisë së zbatimit të aktivitetit për identifikimin dhe regjistrimin tyre në vendin tonë.

Në vazhdën e vizitës zyrtare, Dr. Gjinovci është takuar dhe me Dr. Regula Vogel, me detyrë Drejtoresh e Administratës Veterinare në kantonin e Zyrihut, ku është biseduar mbi historikun, zhvillimin dhe metodologjinë aktuale që praktikohet në identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve shoqëruese.  Znj. Vogel i ofroi mbështjetje z. Gjinovci në projektet që do të zbatohen në të ardhmen